Business & Management

Për herë të parë në Shqipëri, konkursi i Planit të Biznesit

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Për herë të parë në Shqipëri, konkursi i Planit të Biznesit

Viti 2012 do të jetë viti i organizimit të konkursit të Planit të Biznesit në Shqipëri, i pari në llojin e vet. Ky konkurs do të bëhet me qëllim për të frymëzuar inovacionet dhe sipërmarrësit në krijimin e bizneseve të reja.

Konkursi përbëhet nga 3 raude në data të ndryshme. Raundi i parë do të konsistojë në aplikimin dhe përzgjedhjen e tyre. Raundi i dytë në përgatitjen e planit të biznesit dhe raundi i tretë në zgjedhjen e fituesve dhe ndarjen e çmimeve përkatëse. Një shpjegim më i detajuar i raundeve paraqitet më poshtë:

Kandidatët, Këshilluesit dhe Procesi i zgjedhjes

Çdokush që ka dëshirë dhe plan të zhvillojë një biznes të ri në Shqipëri është i lirë të kandidojë. Të paktën, 50% e pjesëtarëve të çdo ekipi duhet të jenë me kombësi Shqiptare. Në bordin e këshilluesve do të jenë sipërmarrësit dhe ekspertët e industrisë, të cilët do të ndajnë me pjesën tjetër eksperiencat e tyre personale në fushën e biznesit, pikat kyçe dhe çelësin e suksesit për sipërmarësit e rinj në këtë fushë. Përsa i përket procesit të zgjedhjes, kandidatët do të vlerësohen mbi qëndrueshmërinë e planeve të tyre të biznesit dhe cilësitë inovative të biznesit.

Cilat janë kriteret e kualifikimit?

Kriteret e kualifikimit janë bërë në mënyrë të tillë që të përputhen me objektivat e Konkursit të Planit të Biznesit në Shqipëri. Ato janë bazuar në kokurse të ngjashme të organizuara nga shtete anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila është vlerësuar si një praktikë e mirë në nisma të ngjashme.

1. Kombësia dhe përbërja e çdo ekipi ka kriteret e veta.Çdo ekip duhet te ketë të paktën dy anëtarë,ku gjysma e anëtarëve të grupit duhet të jenë më kombësishqiptare. Shtetasit jo shqiptarë që jetojnë në Shqipëri mund të jenë anëtarë të ekipit të menaxhimit dhe të marrin pjesë në hartimin e planit të biznesi. Megjithatë, vetëm shtetasit shqiptarë mund të jenë udhëheqës të grupit, ose të jenë në krye të prezantimit që do të kryhet.

2. Vetëm një person duhet të jetë udhëheqësi i grupit, i cili do të jetë pika e vetme e kontaktit të grupit me pjesën tjetër të konkursit.Përbërja e ekipit mund të ndryshojë pas raundit të dytë, përsa kohë i përmbahet rregullave të numrit minimal dhe kombësisë. Përbërja e ekipit nuk mund të ndryshojë pas raundit të dytë. Së fundi, gratë sipërmarrëse janë të inkurajuara për të marrë pjesë, gjithësesi gjinia nuk përbën kriter në pjesëmarjen në konkurs.

Cila do të jetë natyra e projekteve?

Si fillim, përparësi do t’iu jepet projekteve për të cilat tregu kryesor apo fillestar është i synuar, Shqipëria. Konkursi synon projekte që janë në fillimet e tyre, ku përfshihen ato në koncept start-up ose në fillim të rritjes. Kompanitë e zhvilluara, të cilat kanë arkëtuar të ardhura dy vitet e fundit nuk lejohen të jenë pjesë e konkursit.

Të gjitha aplikacionet duhet të jenë me synim fitimprurës dhe duhet të kërkojnë kapital të jashtëm, pra borxh. Aplikantët duhet të vërtetojnë se projektet e tyre kanë nevojë për burimet e jashtme të financimit, gjë që nuk janë të aftë ta bëjnë vetë.

Të gjitha duhet të planifikohen për t’u regjistruar zyrtarisht. Aksionet e kompanisë do të identifikohen në planin e biznesit dhe duhet të korrespondojnë me ato të emëruara në Qendrën Kombëtare të Rregjistimit. Së fundi, çmimet do t’i jepen kompanisë dhe jo individëve.

Ekipet që kanë fituar ndonjë çmim në konkurse të ngjashme nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.

 Çmimet e fituesve

Të tre ekipet fituese do të marrin ndihmë nga Kompakti i Investimeve të OECD për Evropën Juglindore në formën e konsulencës, studime fizibiliteti dhe hulumtimin e tregut për të ndihmuar nisjen e planit të biznesit të tyre.

Çmimi i parë do të marrë deri në 8000 euro, çmimi i dytë deri në 6000 euro dhe çmimi i tretë deri në 4000 euro. Fituesit do të kenë mundësinë e një udhëtimi në Bruksel për t’u takuar me financues të mundshëm.

 Por çfarë shërben iniciativa e konkurencës rajonale?

Konkursi i Planit të Biznesit Shqiptar është pjesë e IKR -së (Iniciativës së Konkurrencës Rajonale) të OECD-së. IKR është një projekt 3 vjeçar i mbështetur nga BE, implementuar nga OECD IC në Ballkanin Perëndimor. IKR nisi në 22 Prill 2010.

Objektivi i IKR-së është të forcojë konkurencën ekonomike në rajon më qëllim rritjen e produktivitetit midis shteteve në zhvillimin e kapitalit njërëzor. Ky konkurs ësnjë një nga të shumtit të implementuar nga një numër projektesh prej vendeve përfituese.

Çfarë është inovacioni?

Inovacioni konceptohet si futja e ideve dhe praktikave të reja në biznes. Nocioni i inovacionit përbëhet prej katër linjave kryesore. Linja e parë është inovacioni në produkt. Kjo konsiston në futjen e mallit apo shërbimit me përmirësime në karakteristikat e veta teknike, komponentët apo edhe materialet. Linja e dytë është në përmirësimin se si produkti apo shërbimi shkon te konsumatori. Këtu përfshihen ndryshime në teknika, paisje apo edhe softuera. Linja e tretë është inovacioni në marketing. Zbatimi i një metode të re marketingu, ndryshime në hartimin apo në paketimin e produktit. Së fundi, linja e katërt është inovacioni organizativ, përmirësime në ambjentet e punës, në mënyrën e mësimit, të shkëmbimit, praktikave etj.

Sipërmarja është e lidhur më krijimin e ri të aktivitetit në fjalë ose në zgjerimin e tij. Idetë e realizueshme të biznesit janë kuptuar si projekte që shfaqin në mënyrë të qartë një potencial të qëndrueshmërisë në drejtim të fitimeve. Për këtë, Plani i Biznesit në Shqipëri synon objektivat sipërmarrëse, të themeluara kohët e fundit.

Aplikimet

Për të aplikuar mund të shkoni në faqen AIDA.GOV.AL, apo të klikoni këtu.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 Qershor 2012. Pas dorëzimit aplikimet do të shqyrtohen dhe ekipet e përzgjedhura do të përprarojnë në raundin e dytë.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Forma e Aplikimit mund të shkarkohet këtu. Kriteret e Kualifikimit mund ti lexoni këtu.

Për të qenë të suksesshëm është mirë të ndiqni disa këshilla. Theksimi i natyrës inovative dhe qartësimi i ideve. Demonstrimi i njohurive në fusën e biznesit. Shpjegimi i strategjive të bizneseve përkatëse. Identifikimi i nevojave financiare si dhe shpjegimi i anëve të forta të ekipit tuaj, planifikimet që keni bërë për vlerësimin e këtyre pikave. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>