Mobile

Për çfarë i përdorin njerëzit celularët përveçse për telefonata

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Për çfarë i përdorin njerëzit celularët përveçse për telefonata

Kur shihni zakonisht njerëzit në rrugë apo në restorante, mund ta keni vënë re se zakonisht nuk janë duke folur në telefon.

The Pew Internet & American Life Project pyeti përmes një sondazhi mbi 2500 njerëz për të përcaktuar se për çfarë i përdornin ata celularët.

Rezultatet treguan se pas telefonatave, aktiviteti më i përdorur (82%) ishte fotografimi (shënon një rritje nga 76% në vitin 2010).

Më poshtë paraqiten tetë aktivitetet më të shpeshta që bëjmë në celular:

Nëse i krahasojmë këto të dhëna me ato të disa viteve më parë, shohim ndryshimet e mëposhtme:

Mesazhe 58% në 2007 – 80% në 2012

Akses në internet 25% në 2008 – 56% “ “

Email 19% në 2007 – 50% “ “

Regjistrim video 18% në 2007 – 44% “ “

Shkarkim aplikacionesh 22% në 2009 – 43% “ “

Informacione mbi shëndetin 17% në 2010 – 31% “ “

Online banking 18% në 2011 – 29% “ “

Në përgjithësi vlerësohet se elementët e mësipërm si dhe shërbime të reja në të ardhmen do të përbëjnë elementet kyç në betejat mes smartfonëve. Për shembull, kamera 41-megapixel e Nokia-s është një hap përpara drejt perfeksionizmit të fotove me cilësi të lartë.

Teknologji të tjera si NFC (Near Field Communications) kanë ecur me ngadalë për momentin, ndërkohë që EMV (Europay, MasterCard and Visa) do të implementojë një sistem të ri në SHBA brenda tetorit të vitit 2015. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>