Aplikacione

Pensionohen Office XP dhe Vista SP1

Jul 5 2011
0 Shpërndarje
Pensionohen Office XP dhe Vista SP1

altMicrosoft do të pensionoj Office XP dhe Vista SP1 javën e ardhshme sipas skedulit të kompanisë. Office XP e cila është në treg që nga viti 2001 dhe sistemi operativ Vista SP1 do të marrin përditësimin e fundit nga kompania të martën e ardhshme me 12 korrik. Pra kjo do të jetë edhe hera e fundit që Microsoft do të arnoj probleme sigurie për suitën e vjetruar dhe Vistan me pakon e parë të shërbimeve.

Kjo përputhet me planet e Microsoft që mos të përditësoj dhe arnoj produktet që kalojnë përudhën 10 vjeçare. Office XP s’do të përditësohet më, por përdoruesit e Vista SP1 mund të përditësojnë sistemin e tyre operativ duke instaluar pakon e dytë të shërbimeve, pra duke kaluar në Vista SP2 e cila është lançuar në maj të vitit 2009. Ata këtë mund ta bëjnë me anë të përditësimit të sistemit operativ, Windows Update ose të shkarkojnë versionin 32-bitësh apo 64-bitësh të pakos shërbyese.

Edicionet e konsumatorëve të Vista SP2, Vista Home Basic, Home Premium dhe Ultimate do të largohen nga plani i përditësimeve të Microsoft në prill të vitit 2012, ndërsa versionet për korporata, Vista Business dhe Vista Enterprise do të përkrahen me përditësime sigurie deri në mesin e prillit të vitit 2017.

Edhe pse përkrahja për produktet përkatëse, në këtë rast Office XP dhe Vista SP1 mbaron, përdoruesit mund të vijojnë përdorimin e tyre. Microsoft nuk përdor një “sustë mbytëse” që do të ç’aktivizonte produktin, por pa arnime dhe mbështetje softuerët do të jenë më të lëndueshëm nga sulmet.

Office XP dhe Vista SP për herë të fundit ishin arnuar para tri javëve kur Microsoft lëshoi 16 përditësime për të rregulluar 34 vrima në këto produkte.

Pas Office XP, suita Office 2003 do të përkrahet deri në prill të vitit 2014, ndërsa Vista SP2 deri në prill të vitit 2013.

Lajmet e fundit>