Internet

Penetrimi global i internetit arrin në 38.8%

May 6 2013
0 Shpërndarje
Penetrimi global i internetit arrin në 38.8%

1internetNumri i përdoruesve globalë të internetit në fund të tremujorit të parë 2013 arriti në 2.75 miliardë. Sipas të dhënave më të fundit të Unionit Botëror të Telekomunikacioneve, ITU, kjo shifër përbën një penetrim të internetit 38.8%. Krahasuar me fundin e vitit 2012, penetrimi i internetit ka njohur një rritje të konsiderueshme me 3.1 pikë përqindjeje.

Numri më i madh i përdoruesve të internetit ndodhet në zonën më të populluar të Globit, atë të Azisë dhe Paqësorit, me 1.27 miliardë përdorues.

Ndjekin Amerika e Veriut dhe e Jugut, me 582 milionë përdorues dhe Europa me 467 milionë përdorues. Megjithatë, e kuptuar si shkallë penetrimi, renditjen globale e kryeson Europa, ku 71% e popullsisë përdorin internetin, e ndjekur nga dy kontinentet amerikane me 61%. Përdorimi global i internetit mes meshkujve është në masën 41%, ndërsa mes femrave në masën 37%.

Por, ndarja gjinore në përdorimin e internetit është shumë më e thellë në vendet në zhvillim, ku numri i grave që përdorin internetin është 16% më i ulët se i burrave. Ndërsa në vendet e zhvilluara, gratë që përdorin internetin janë 2% më pak se burrat. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>