Karriere

Pekka Rantala do të jetë CEO i ri kompanisë Rovio

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Pekka Rantala do të jetë CEO i ri kompanisë Rovio

_h353_w628_m6_otrue_lfalseKompania Rovio, krijuesja e lojë së famshme për telefonët inteligjent, Angry Birds, ka deklaruar se do të emërojë si CEO të ri Pekka Rantala, i cili do të fillojë punën e tij të re në fillimin e vitit të ardhshëm.

Shefi ekzekutiv aktual Mial Hed, do t`i bashkohet bordit të drejtorëve të kompanisë si dhe do të marrë rolin e drejtuesin në studiot e animacionit të Rovio. Rantala, i cili për momentin është CEO i kompanisë Hartwall, më parë ka punuar për 14 vite në kompaninë teknologjike Nokia.

Pas sukseseve të shumta me lojën Flapy Bird, në të cilën përdoruesit me anë të llastiqeve asgjësonin derrat të cilët vidhnin vezët e zogjve, kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj duke krijuar edhe seri të animuara për shfaqje në televizor. Gjithashtu Rovio ka edhe linjën e saj të veshjeve dhe lodrave për fëmijë.

Megjithëse suksesit të madh, kompania kohët e fundit e ka pasur të vështirë të mbajë përdoruesit të interesuar dhe se të ardhurat janë përgjysmuar për shkak të investimeve në biznesin e animacioneve. Në rënien e buxhetit gjithashtu kanë ndikuar edhe rënia e shitjeve. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>