Aplikacione

PC me 3D pa syze nga Fujitsu

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
PC me 3D pa syze nga Fujitsu

Fujitsu ka bërë të ditur se do të plasojë desktop kompjuterin e parë me mundësi të paraqitjes së pamjes 3D pa pasur nevojë për syze të posaçme. Sistemi quhet Fujitsu Esprimo FH99/CM dhe bazohet në konceptin “all-in-one”, përkatësisht i tërë kompjuteri është i integruar në monitorin me diagonale 23 inçë me rezolucion 1920×1080.

Vihet në lëvizje nga procesori i Intelit Core i7-2630QM, ndërsa ka edhe 4 GB memorie RAM, hard disk me kapacitet 2 TB, grafikë të integruar të Intelit, pranues TV dhe drajv optik blu-ray. Karakteristikat e tjera përfshijnë Ethernet, WiFi 802.11b/g/n, Web kamerë, sllot për kartelë SD, dy porte USB 3.0 dhe HDMI. Tani për tani nuk ka informata për çmimet, ndërsa në tregun japonez pritet prej 25 shkurtit.

 

Lajmet e fundit>