Business & Management

PayPal raporton një tre mujor të parë pozitiv për 2017-ën

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Në tre mujorin e parë baza e përdoruesve të PayPal u rrit me 6 milion, rritja më e madhe në tre vite. PayPal raporton një tre mujor të parë pozitiv për 2017-ën Photo Source: Reuters

Aksionet e PayPal shënuan rritje me 6% ditën e Mërkure pas kompania raportoi të ardhurat përtej pritshmërive. Të ardhura ishin 2.98 miliard dollar nga 2.94 miliard që prisnin analistët ndërsa fitimi ishte 44 cent për aksion.

Kompania e shquar e shërbimit të pagesave me seli në Kaliforni pau aksionet të vlerësoheshin më 47.08 dollar ditën e djeshme.

Së bashku me raportin shefi i financave pranë kompanisë tha se PayPal do të shkurtojë disa vende pune të cilat do ti kushtojnë 75 milion dollar.

Në tre mujorin e parë baza e përdoruesve të PayPal u rrit me 6 milion, rritja më e madhe në tre vite.

PayPal u nda nga eBay në 2015-ën. Më pas bleu TIO Networks për 233 milion dollar në Shkurt. Volumi total i pagesave të realizuara përmes PayPal ishte 99.33 miliard dollar, një rritje 22.5%. Pagesat mobile gjithashtu u rritën me 51% në 32 miliard dollar. /CIO Albanian

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>