Business & Management

PayPal planifikon shkurtime për herë të parë që prej fillimit të krizës

Oct 16 2012
0 Shpërndarje
PayPal planifikon shkurtime për herë të parë që prej fillimit të krizës

PayPal po planifikon shkurtimin e forcës punëtore me 3%, që do të thotë rreth 300 – 400 punonjës në sektorin e zhvillimit të produktit, teknologjisë dhe marketingut.

PayPal ka gjithsej rreth 13 000 punonjës. Këto shkurtime do të jenë të parat që prej krizës financiare në vitin 2008. Presidenti i ri i kompanisë, David Marcus ka vendosur në qendër të vëmendjes konsumatorin si dhe i është përkushtuar shpejtimit të procesit të zhvillimit të produktit.

“U kemi thënë punonjësve mbi planet tona për të forcuar dhe thjeshtësuar mënyrën se si krijojmë dhe shpërndajmë produktet dhe markën tek konsumatorët”,- tha Marcus para disa ditësh, por nuk dha asnjë të dhënë më tepër mbi faktin se si do të ndikojnë këto ndryshime në reduktimin e vendeve të punës.

Vitet e fundit, PayPal ka shpenzuar tepër para për të zhvilluar produkte të reja dhe për të blerë kompani të tjera. Lajmi mbi shkurtimet u publikua për herë të parë ditën e premte nga Bloomberg News. (CIO Albanian)

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>