Business & Management

PayPal ofron kode QR për blerje me pakicë

Oct 9 2013
0 Shpërndarje
PayPal ofron kode QR për blerje me pakicë

paypalMuajin e kaluar, PayPal paraqiti një pjesë të re harduerike që do t’iu mundësonte konsumatorëve që të paguajnë për gjëra pa i marrë telefonat e tyre, ngjashëm sikurse funksionon aplikacioni Square.

Tani, është marrë një tjetër faqe nga libri i sfiduesit të vet, aplikacioni PayPal do të gjenerojë një kod QR për pagesë të cilin çdo biznes me një skaner ose makinën për kodet PIN mund ta pranojë.

Ndërmarrja, e cila gjatë të martës paraqiti këtë veçori, planifikon që ta lëshojë atë për të gjithë në fillim të vitit të ardhshëm. Don Kingsborough, i cili është zëvendës kryetar i Produkteve për Shitje me Pakicë dhe Parapagim, tha që kjo është diçka për të cilën PayPal ka “hulumtuar për një kohë të gjatë” dhe ai beson që është rruga më e shpejt për t’i përshtatur konsumatorët në teknologjinë e pagesës me pajisje mobile.

Bashkëpunimi i Square me gjigantin e kafesë Starbucks tashmë iu ka mësuar konsumatorëve se si të paguajnë me një kod QR. “Ata kanë qenë në një Starbuck dhe kanë parë se si punon… kështu që shumë njerëz janë mësuar tashmë me këtë veprim,”- tha ai.

Qëllimet e PayPal shkojnë përtej një zinxhiri. Ndërmarrja ka qenë duke e testuar veçorinë në Australi dhe Kingsborough tha që kodet do të jenë të lehtë për përshtatje për tregtarët teksa skanojnë kupona. Sipas PayPal, tashmë janë “miliona” skanerë të barkodeve dhe më tepër se 40 milionë pad të PIN-ave në dyqane në mbarë botën.

Kur një konsumator bën një check-in në një dyqan me aplikacionin PayPal, aplikacioni do të gjenerojë një kod QR që vepron si një nënshkrim individual. Tregtarët mund ta skanojnë kodin me një skaner dhe të vazhdohet me pagesë. Nëse tregtari nuk e ka një skaner, do të jetë e mundshme që një kod pagese prej 4 shifrash mund ta shënojnë konsumatorët në një pad të PIN-ve. (CIO Albanian)

Tags >

paypal
Lajmet e fundit>