Internet

PayPal me sistem pagesash për bizneset e vogla

Mar 19 2012
0 Shpërndarje
PayPal me sistem pagesash për bizneset e vogla

PayPal po targeton bizneset e vogla, ofruesit e shërbimeve, dhe shitësit mobil me shërbimin e ri, PayPal Here. Ky shërbim do tu lejoj tregtarëve të procedojnë disa lloje të pagesave përfshirë çeqet dhe kartelat duke përdorur celularët e tyre.

Shërbimi i ri përfshin një aplikacion të lirë dhe një lexues kartelash me madhësi gishti, i cili do tu lejoj tregtarëve që me një iPhone, dhe më pas me celularë të mençur Android, të procedojnë pagesat.

Tregtarët mund të pranojnë pagesat duke kaluar kartelat nëpër lexuesin e kartelave, skanimin e kartelave dhe çeqeve me anë të kamerave të celularëve, ose duke futur në mënyrë manuale informatat e kartelave në aplikacion. Ata gjithashtu mund të dërgojnë faturën dhe termet e pagesave, dhe gjithashtu të pranojnë pagesat PayPal nga aplikacioni. Megjithatë procedimi i çeqeve do të jetë në dispozicion vetëm në SHBA.

Një lexues kartelash dhe një aplikacion tregtar për iPhone tani më është në dispozicion për tregtarë të zgjedhur në SHBA, Kanada, Australi dhe Hong Kong para se të shpërndahet edhe në vendet tjera në muajin prill. PayPal gjithashtu planifikon të sjell aplikacionin për Android deri në muajin prill.

Tregtarët paguajnë një normë prej 2.7% për pagesat me kalimin e kartelave dhe pagesave PayPal, derisa çeqet konvertohen falas. Skanimi i kartelave ose futja manuale e informatave do të komisionohen me çmim shtesë. Tregtarët e PayPal Here do të marrin edhe debit kartela biznesore për tu qasur në parat e gatshme.

PayPal do të konkurroj me sistemet paguese mobile tjera si Square dhe Intuit. Megjithatë përparësia kryesore e PayPal është sepse rrjedh nga një brend i njohur që tashmë ka më shumë se 100 milionë konsumatorë anembanë botës.

Lajmet e fundit>