Investim

PayPal futet në tregun japonez

May 10 2012
0 Shpërndarje
PayPal futet në tregun japonez

PayPal dhe Softbank deklaruan se do të krijojnë një joint-venture për tu kyçur në biznesin e transaksioneve online në këtë vend.

Të dy kompanitë deklaruan se do të investojnë nga 12.5 milionë dollarë në firmën e re që do të quhet PayPal Japan dhe do të jetë bashkëpronësi 50:50 ndërmjet PayPal dhe Softbank. Kompanitë deklaruan që do të lançojnë edhe shërbimin PayPal Here, një platformë që përdor lexues të vogël kartelash të integruar në celular që do të përdoren si lexues mobil të kartelave kreditore në Japoni.

Për Softbank, që tashmë ka në pronësi Yahoo Japan, një portal që dominon në ankandet dhe pazarin vendor, marrëveshja do ti mundësoj qasje në një platformë të njohur mbare botërore në procedimin e pagesave elektronike. Yahoo Japan është goxha e pavarësuar nga Yahoo US, dhe nuk ka telashe që ka simotra e saj amerikane.

Softbank është edhe njëri ndër operatorët më të mëdhenj japonez të telefonisë mobile duke u renditur i treti për kah numri i konsumatorëve dhe i pari që ka përqafuar maninë e celularëve të mençur. Operatori ka qenë i pari që ka ofruar iPhone të Apple dhe që nga atëherë ka pasur një rritje shumë më të shpejtë se rivalët tjerë.

PayPal do të fitoj një partner komercial të fortë në Japoni ku kompania pronare e saj, eBay ka dështuar të fitoj hapësirë dhe ishte larguar para një dekade. PayPal viteve të fundit ka provuar të diversifikoj dhe të zgjeroj biznesin e saj.

Japonia do të jetë vendi i pestë ku do të lançohet shërbimi PayPal Here. Ky shërbim deri tani është ka qenë në dispozicion në SHBA, Kanada, Hong Kong dhe Australi. /cio.al/

Lajmet e fundit>