Mobile

PayPal fillon me testimin e pagesave mobile

Dec 23 2011
0 Shpërndarje
PayPal fillon me testimin e pagesave mobile

PayPal ka filluar të testoj pagesat me anë të celularëve duke përdorur teknologjinë NFC. Testimet e para si zakonisht kanë filluar në vendet skandinave. Janë dy dyqane në Stockholm të Suedisë të cilat do të pranojnë pagesat me anë të iPhone-ëve të Apple dhe celularëve të mençur të bazuar në Android.

Më herët gjatë këtij viti, PayPal ka publikuar planet për të përdorur bar kodet për realizimin e pagesave me anë të celularëve. Janë zgjedhur afishe pasive sepse nuk ka mjaft celularë me teknologjinë NFC të integruar. Gjithashtu nga PayPal deklarojnë që teknologjia e përdorur vije në rend të dytë pasi kryesore për ta është përdorimi më i lehtë dhe më i sigurte kësaj teknologjie.

PayPal ka ofruar API-të palëve të tretë që të integrojnë ato në sistemet e tyre që të mundësojnë pagesat me anë të PayPal, që do të ndihmojë në zhvillimin e opsioneve për pagesat mobile në të ardhmen.

Për të realizuar pagesat, përdoruesi së pari duhet të fillojnë aplikacionin e PayPal; të fus PIN kodin; të zgjedh të paguaj me PayPal; të aktivizoj “rrëshqitjen”; të rrëshqas celularin mbi terminalin e pagesës; të konfirmoj transaksionin; dhe të pret për verifikimin. Hapi i fundit mund të marrë deri 30 sekonda sipas aplikacionit, por në praktikë ky proces ka zgjatur vetëm 10 sekonda.

Faza testuese në Stockholm do të zgjas vetëm një javë, nga 19 deri me 26 dhjetor.

 

Lajmet e fundit>