Business & Management

PayPal dhe MasterCard zgjerojnë marrëveshjen e tyre të pagesave

Sep 9 2016
0 Shpërndarje
PayPal dhe MasterCard zgjerojnë marrëveshjen e tyre të pagesave

The PayPal logo is seen during an event at Terra Gallery in San Francisco, California May 21, 2015.  REUTERS/Robert Galbraith/File Photo

Ditën e Marte MasterCard zgjeroi marrëveshjen e saj me PayPal ku përdoruesit do të mund të shfrytëzojnë shërbimin e pagesave të PayPal përmes kartës së tyre MasterCard. Kjo marrëveshje e re vjen vetëm pak javë pasi PayPal njoftoi një tjetër marrëveshje me rivalin kryesor të MasterCard, Visa.

Konkretisht përdoruesit e PayPal do të kenë mundësi të selektojnë një kartë krediti ose debiti si metoda kryesore e pagesave. Pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe tërheqja e parave nga PayPal në MasterCard dhe anasjelltas.

Në të kaluarën PayPal sugjeronte përdoruesve të kartave të debit dhe kreditit që të lidhnin llogarinë e tyre bankare me atë PayPal. Kompania tha se pas kësaj marrëveshjeje të gjithë pronarët e kartave MasterCard nuk do tu ofrohet ky sugjerim duke e bërë kartën si mënyrën e vetme të pagesës.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të re, PayPal do të fitojë më shumë terren ndaj rivalëve në rritje si Apple Pay apo Samsung Pay. Disa dyqane aplikojnë mënyrat e tyre dixhitale të pagesave si Starbucks apo Walmart.

PayPal do të vijojë të rrisë prezencën në dyqane duke lejuar konsumatorët e MasterCard të paguajnë me portofolin e PayPal në më shumë se 5 milion tregtarë në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>