Menaxhim Projektesh

Patenta e re ndalon studentët të shkëmbejnë librat

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Patenta e re ndalon studentët të shkëmbejnë librat

Një patentë e re, synon që të ndalojë studentët të shpërndajnë libra mësimorë, edhe online, edhe offline. Patenta e ideuar nga profesori i ekonomisë, Joseph Henry Vogel, shpreson që ta zhvendosë botën e publikimit në kuadrin akademik. Studentët mund të marrin pjesë vetëm në orët e mësimit, kur ata blejnë kodin për qasje online, që iu mundëson përdorimin e librit gjatë orëve mësimore. Mungesa e kodit të përdorimit nënkupton një notë më pak.

Dikur, studentët kanë shpërndarë librat e tyre të mësimit me njëri-tjetrin, por kjo patentë e re synon ta ndalojë këtë zakon “shkelës”.

Joseph Henry Vogel beson që pirateria, huazimi dhe rishitja e librave është një kërcënim i industrisë publikuese.

“Profesorët mbulojnë sytë kur studentët vijnë në klasë me faqet e fotokopjuara. Të tjerët e lehtësojnë piraterinë, duke vendosur tekste në rezerva të librarive ku ato fotokopjohen,” – shkruan Vogel.

Rezultati është ky: më pak para për publikuesit dhe më pak mundësi për profesorët që të publikohen. Sipas Vogel, kjo gjë mund të ndalet.

Ideja është e thjeshtë. Si pjesë e një kursi, studentët duhet të marrin pjesë në një bord diskutimi në ueb, një veprimtari kjo, e cila numërohet drejt notës përfundimtare. Për të fituar qasje në bord, studentët duhet të kenë një kod të veçantë, të cilin mund ta marrin me blerjen e librit mësimor përkatës.

Ata që nuk paguajnë në kurs, marrin një notë më të ulët. Sistemi siguron që përdoruesit nuk mund të ndjekin kurset me librat mësimore pirate, teksa dhjetëra mijëra janë bërë deri sot. Huazimi i librave nga një librari ose mik, ose blerja e tyre nga studentët më të vjetër, gjithashtu nuk lejohet. Madje kjo sjell edhe problemin që mbajtësit e të drejtave të autorit nuk marrin pjesën e vet.

Ideja e Vogel e lë të hapur opsionin për studentët që të përdorin libra mësimorë të dorës së dytë, por ata duhet të blejnë kodin për qasje me një çmim të zvogëluar. Kjo nënkupton që publikuesit mund të merren disa herë me një libër, të cilin ata e kanë shitur vetëm një herë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>