Slider

Patenta e Apple për iPhone shkel ato të Sony-t dhe Nokia-s

Dec 19 2012
0 Shpërndarje
Patenta e Apple për iPhone shkel ato të Sony-t dhe Nokia-s

US-IT-INTERNET-TELECOM-APPLE-FILESNjë nga Gjykatat Federale të Delaware ka zbuluar se patenta e Apple për iPhone shkel tre patenta të MobileMedia, një kompani mbajtëse e patentave që është krijuar nga Sony, Nokia dhe MPEG LA.

Verdikti i jurisë në Gjykatën Rajonale të Delaware u bë i ditur ditën e enjte dhe erdhi si rezultat i një gjyqi shtatë ditor.

Juria u shpreh se iPhone 3G, 3GS dhe 4 shkelin në mënyrë të drejtpërdrejtë patentën amerikane 6,070,068, e cila iu dha Sony-t lidhur me kontrollin e gjendjes lidhëse të një telefonate, atë 6,253,075, të dhënë Nokia-s e cila lidhet me refuzimin e telefonatës, si dhe 6,427,078, dhënë po ashtu Nokia-se cila përfshin një pajisje të përpunimit të të dhënave.

Apple ka argumentuar se të tre patentat nuk ishin të vlefshme, por juria kundërshtoi. Ndërkohë zëdhënësi i MobileMedia u shpreh se kompania ndihet e lumtur që kjo çështje u sqarua dhe se do të japin më vonë një deklaratë zyrtare. Apple, nga ana tjetër, nuk dha asnjë koment.

Çështja filloi në mars 2010, kur MobileMedia hodhi për herë të parë në gjyq Apple lidhur me këtë problem.

Kërkesa fillestare përfshinte 14 patenta, përfshi disa drejtuar iPod-it, por pjesa më e madhe e tyre ranë poshtë gjatë gjyqit. MobileMedia i kërkoi Gjykatës dëmshpërblim. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>