Karriere

Pasuria e bosit të Amazon arrin në 100.3 miliard dollar

Nov 26 2017
0 Shpërndarje
Që atë herë Gates vazhdimisht ka dhuruar për bamirësi. Ai gjithashtu ka themeluar fondacionin Bill & Melinda Gates për të ulur varfërinë në mbarë botën. Pasuria e bosit të Amazon arrin në 100.3 miliard dollar

E Premtja e Zezë ndikon në rritjen e vlerës së aksioneve të Amazon por dërgoi edhe pasurinë e themeluesit dhe CEO-së së kompanisë Jeff Bezos në 100.3 miliard dollar shkruante Bloomberg ditën e Shtune.

Stoku i Amazon është rritur thuajse gjatë gjithë vitet ndërsa vetëm Bezos ka përfituar plot 32.6 miliard dollar si rezultat. Po, kaq para ka fituar vetëm në 2017-ën.

Po çfarë do të bëjë me gjithë ato para? Bezos ka kërkuar këshilla në rrjetin social Twitter duke thënë se filantropia është qëllimi i tij kryesor.

Kjo nuk është hera e parë që dikush kap një pasuri prej 100 miliard dollarësh sepse Bill Gates ja kishte arritur në 1999.

Që atëherë Gates vazhdimisht ka dhuruar për bamirësi. Ai gjithashtu ka themeluar fondacionin Bill & Melinda Gates për të ulur varfërinë në mbarë botën.

Muajin e kaluar Bezos kaloi Gates për tu bërë njeriu më i pasur në botë. Edhe pasuria e Warren Buffet ka parë ditë të mira. Aktualisht ai është njeriu i tretë më i pasur në botë me 78.9 miliard dollar pasuri. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>