Business & Management

Pasuria e Bill Gates vazhdon të shtohet

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Pasuria e Bill Gates vazhdon të shtohet

Bill_Gates_Is_At_Least-3463f397240ea866f07227eed5864313Në korrik, Bill Gates mundet të ketë qenë njeriu më i pasur në botë, por kjo varet se kë pyesni. Sipas prestigjiozes Forbes, Bill Gates ka një pasuri prej 82 miliardë dollarë, e cila e rendit atë të dytin pas Carlos Slim, presidentin e Telekomit Meksikan me një pasuri prej 85.4 miliardë $, në listën e personave më të pasur në botë.

Sipas Bloomberg, Gates është personi më i pasur në botë duke zotëruar një pasuri 86.5 miliardë dollarë. Në të vërtetë ne nuk mund ta dimë ekzaktësisht se sa është pasuria e Gates pasi ai i mban shumë sekret këto të dhëna.

Ndryshe nga se prisnim, thuhet se burimi i ngritjes së një pasurie kaq të madhe nuk është Microsoft, por kompania Cascade. Kjo është një kompani private e cila nuk i raporton diku të ardhurat e saj. Nuk dihen fitimet e kësaj kompania, por ajo ç’ka dimë është se pasuria e Bill Gates është rritur me 6 miliardë dollarë që prej 6 muajsh më parë. Në mars të këtij viti Forbes shkroi që pasuria e tij kishte një vlerë prej 76 miliardë dollarë.

Ai zotëron aksione në shumë kompani të mëdha si Canadian National Railway, AutoNation Inc., Berkshire Hathaway, Republic Services Inc, Deere & Co, Liberty Global dhe Waste Management. Aksione të tjera gjenden dhe në rrjete hotelesh tepër luksoze si Charles Hotel, Massachusests, Ritz-Carlton, Four Seasons Holding etj , pa përmendur këtu fermat e mëdhaja nëpër kontinentin amerikan që ka në pronësi. Këto aksione e prona i sjellin fitime marramendëse. Një miliard këtu, një miliard atje, të gjithë janë mëse të bindur se Bill Gates është vërtet një njeri ekstremist i pasur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>