Business & Management

Pas skandalit të emetimeve, Volkswagen vendos të investojë 18 miliard dollar për të minizuar dëmet

Apr 25 2016
0 Shpërndarje
Pas skandalit të emetimeve, Volkswagen vendos të investojë 18 miliard dollar për të minizuar dëmet

3989780317_8b203994a6_z-640x482Ditën e premte të javës që lamë pas, Volkswagen publikoi disa të dhëna financiare të cilat kompania i vonoi për muaj me radhë pas skandalit të emetimeve të gazrave në atmosferë. Kompania raportoi një humbje rekord prej 6.2 miliard dollarësh në 2015-tën. Por nuk përfundon e gjitha këtu sepse kompania bëri të ditur se do të investojë edhe 18.2 miliard dollar për të fshehur “modifikimet teknike” që zbuluan një ndër skandalet më të mëdha të botës së automobilave.

“Kriza aktuale, siç shifrat financiare e tregojnë, ka pasur një impakt të frikshëm në pozitat financiare të Volkswagen,” u shpreh shefi ekzekutiv i grupit Volkswagen Matthias Muller. “Megjithatë ne kemi qëllimin dhe resurset e duhura për të dalë nga kjo situatë e vështirë.”

Pas softuerit ilegal gjendur në 500,000 makina me motor nafte të grupit Volkswagen, kompania investoi plot 7 miliard dollar për të shmangur gjobat dhe kosto të tjera. Shifra e 18 miliard dollarëshit përmban edhe koston e lartpërmendur.

Me zbulimin e skandalit, u mësua se edhe 80,000 makina të tjera Porsche dhe Audi përmbanin po të njëjtin softuer mashtrues çka nxiti autoritetet amerikane të gjobisnin grupin Volkswagen me miliarda dollar. Prodhuesi gjerman vendosi që të blinte 500,000 makina të saj me motor nafte. Kompania premtoi se do të kompensonte të gjithë blerësit.

Volkswagen mund të mos jetë i vetmi i mesin e këtij skandali. The New York times raportoi se Daimler, kompania e cila prodhon automjetet me markën Mercedes-Benz, gjiashtu po hetohet nga autoritetet amerikane. Edhe sikur të zbulohej e njëjta gjë tek makinat Mercedes-Benz, kostoja e saj do të ishte shumë më e ulët se ajo e Volkswagen. Vetëm 3% e makinave Mercedes-Benz kanë motor nafte në SHBA, shkruante New York Times. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>