Business & Management

Pas 2020-ës modelet e reja të makinave Jaguar do të jenë vetëm elektrike ose hibride

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë kompanitë do të vijojnë të prodhojnë modele të hershme me motor me djegie të brendshme. Pas 2020-ës modelet e reja të makinave Jaguar do të jenë vetëm elektrike ose hibride

Çdo makinë e re Jaguar Land Rover e hedhur në tregu pas 2020-ës do të jetë elektrike ose hibride njoftoi kompania ditën e Enjte.

Prodhuesi i Britanik i makinave tha se modelet e para plotësisht elektrike, dhe specifikisht modeli Jaguar I-Pace, del në shitje në 2018-ën.

Shefi ekzekutiv i kompanisë tha se kjo lëvizje do tu japë konsumatorëve më shumë opsione. Jaguar Land Rover është prodhuesi më i madh në Britani i makinave në pronësi të kompanisë Indiane Tata.

Në Korrik një rival i Jaguar, Volvo, tha se makinat e saj do të ishin elektrike dhe hibride pas 2019-ës. Edhe Porsche premtoi distancimin nga makinat me karburant.

Megjithatë kompanitë do të vijojnë të prodhojnë modele të hershme me motor me djegie të brendshme.

“Makinat me motor me djegie të brendshme, me naftë dhe benzinë, do të jetojnë edhe për shumë vite të tjera,” shprehej ekzekutivi i Jaguar.

Ky lajm vjen në një kohë kur industria ka shtuar përpjekjet për të reduktuar emetimet e karbonit në atmosferë pas skandalit që përfshiu Volkswagen. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>