Karriere

Pas 18 vitesh në Apple, del në pension shefja e marrëdhënieve publike

May 8 2014
0 Shpërndarje
Pas 18 vitesh në Apple, del në pension shefja e marrëdhënieve publike

theverge3_1020.0_standard_640.0Shefja e marrëdhënieve publike në Apple, Katie Cotton ka dalë në pension pas dy dekadave qëndrimi në kompani. Si zëvendës presidente e komunikimeve të korporatës me botën, Cotton nuk pati mundësi edhe aq të ishte një figurë publike, por ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e shumë lëshimeve të produkteve dhe personaliteteve në Apple, që nga çalimet e kompanisë në vitet 90-të e deri tek arritja e majave gjatë viteve 2000. Cotton ishte e njohur si portiere për Steve Jobs-in gjatë kohës së tij si CEO dhe të njëjtin rol e ka luajtur edhe me ardhjen e Tim Cook-ut në të njëjtën pozitë.

“Katie i ka dhënë të gjitha për këtë kompaninë për mbi 18 vite,” tregoi një zëdhënës i Apple për Recode. “Ajo ka dëshiruar të kalojë kohën me fëmijët e saj për pak kohë tani. Neve vërtet do të na mungojë ajo.” Një person i informuar për strukturën e grupit për marrëdhënie publike në Apple tregon për The Verge që zëvendësimet e mundshme për të mund të jenë Steve Dowling dhe Natalie Kerris, të cilët kanë qenë në Apple për më tepër se një dekadë dhe kanë qenë në kompani gjatë ngjitjes në pozitën ku është sot. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>