Aplikacione

Parlamenti francez i jep përparësi softuerit të lirë për edukimin e lartë

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Parlamenti francez i jep përparësi softuerit të lirë për edukimin e lartë

FrancInstitutet e edukimit të lartë në Francë duhet t’i ofrojnë shërbimet e tyre dixhitale dhe materialet e tyre për të mësuar si softuer të lirë, ka vendosur gjatë të martës parlamenti i këtij vendi. Ligji i ri për edukimin e lartë dhe hulumtim vjen me një artikull duke i dhënë prioritet softuerit të lirë.

Një komitet i bashkuar i Senatit dhe Asamblesë Kombëtare të Francës tashmë është pajtuar për formulim të ligjit të ri gjatë muajit të kaluar. Ishte përpjekja e dytë në tre muaj për të përshtatur një ligj që i jep dominim softuerit të lirë.

Përpjekja e tyre e parë, duke e shtuar atë tek një plan për të riorganizuar shkollat shtetërore, ishte në fakt i rifrazuar nga qeveria kur erdhi në diskutim në Asamblenë Kombëtare. Kësaj here, qeveria do të mund të kundërshtonte ose pranonte vetëm dispozitën, por jo edhe ta ndryshonte atë. (CIO Albanian)

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>