Internet

Parlamenti evropian voton ACTA-n pa sugjerimin e gjykatës

Mar 28 2012
0 Shpërndarje
Parlamenti evropian voton ACTA-n pa sugjerimin e gjykatës

Aktivistët kundër ACTA-s (Anti-Counterfeiting Trade Agreement) e konsiderojnë si sukses vendimin e komitetit të tregtisë të Parlamentit Evropian për të mos kërkuar mendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) për këtë aktvendim të propozuar.

Komiteti të martën ka refuzuar planin për të dërguar në shqyrtim në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian duke votuar 21 me 5 vota kundër. Kjo do të thotë që ACTA do të mund të dal para Parlamentit qysh në qershor të këtij viti duke shmangur një vonesë që mund të zgjaste deri në 18 muaj.

Grupe të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave digjitale si La Quadrature du Net, i janë kundërvënë ACTA-s dhe planit për dërgimin e këtij aktvendimi në ECJ duke theksuar se kjo ishte një taktikë për të fituar në kohë.

Komisioni Evropian që ka iniciuar këtë aktvendim kontrovers shpresonte të merrte përgjigje pozitive nga gjykata ashtu që të fitonte përkrahje nga deputetë të parlamentit evropian. Tani nëse parlamenti vendos mos ta miratoj këtë aktvendim, atëherë ai do të ishte i pavlefshëm edhe nëse gjykata do të shpreh mendimin e saj pozitiv.

Sipas ACTA-s, një vend mund të “urdhëroj një ofrues të shërbimeve të internetit të tregoj informatat për identifikimin e një abonenti llogaria e të cilit dyshohet të jetë përdorur për mashtrime.” Aktivistët kundër ACTA-s e vlerësonin këtë aktvendim si një shndërrim të ISP-ve në polici të internetit dhe kjo kishte nxitur protesta nëpër tërë Evropën duke detyruar shumë vende të shtynin votimin e këtij ligji.

Protestuesit shpresojnë që do të arrijnë të bindin deputetët të votojnë kundër ACTA-s, dhe shifrat e votimit të fundit lënë hapësirë për optimizëm. Në votimin e fundit para parlamentit në nëntor të vitit 2010, ligji kishte kaluar me një diferencë të ngushtë me 331 vota për karshi 294 kundër dhe 11 abstenimeve.

Lajmet e fundit>