Business & Management

Paratë e shpenzuara për aplikacione në tablet kalojnë shumën e atyre për smartfonë

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Paratë e shpenzuara për aplikacione në tablet kalojnë shumën e atyre për smartfonë

top5_0213_iPadAppsPajisjet inteligjente më të përdorura për momentin janë tabletët dhe smartonët. Në një studim të bërë nga shoqata Frank N. Magid, telefonët inteligjent përdoren nga 71 përqind e popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rritje me 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Përdorimi i pajisjeve tablet është rritur akoma më shpejt, duke arritur një shifër të përdoruesve që bëjnë pjesë në 57 përqind të popullsisë. Kjo shënon një rritje me 13 përqind.

Tek pajisjet tablet shifra e përdoruesve që blejnë aplikacione shkon deri në 60 përqind, ndërsa për sa u përket telefonave inteligjent kjo shifër është 54%. Zakonisht një përdorues shpenzon rreth 19 dollarë për aplikacione në tabletat, 6 dollarë më shumë nëse kjo shifër krahasohet me paratë e shpenzuara nga përdoruesit e telefonëve inteligjent.

Krahas blerjeve të aplikacioneve përdoruesit kanë deklaruar se ata kanë paguar edhe për përfitime dhe shërbime shtesë brenda një aplikacioni. Në këtë rast shpenzimet e përdoruesve të tabletëve arrijnë një mesatare prej 16 dollarësh, gati dyfishi i shpenzimeve në telefonat inteligjent prej 9 dollarësh.

Sipas një studimi të bërë nga kompania App Annie dhe IHS vitin e kaluar u shpenzuan nga njerëzit rreth 16 miliardë dollar vetëm për blerjen e aplikacioneve. Pagesat për video lojërat përfaqësojnë 70% të kësaj shume. (CIO Albanian)

Tags >

tablet
Lajmet e fundit>