Siguri

Parashikimi për sigurinë në vitin 2014: Gjendja do të përkeqësohet

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Parashikimi për sigurinë në vitin 2014: Gjendja do të përkeqësohet

keyboard-broken-lock-100160543-largeNuk na pëlqen të japim lajme të këqija, por ndoshta këtë mund ta kishte parashikuar një pjesë prej jush. Tregues të shumtë sugjerojnë se, pavarësisht se sa keq kanë qenë gjërat në sigurinë në internet për këtë vit, viti 2014 do të jetë edhe më keq. Shumë më keq.

Të paktën ky është mendimi i Steve Wexler, gazetar i specializuar në teknologjinë e korporatave si dhe lideri kryesor pas IT-TNA, një shërbim informacioni që fokusohet në lajmet dhe trendet e IT-së. Javën e kaluar, Wexler ka bërë një rishikim të parashikimeve për sigurinë në vitin 2014 dhe ka publikuar një raport.

Për shembull, IDC ka parashikuar gjatë këtij muaji se 70% e CIO-ve do ta rrisin varësinë nga cloud-i. Edhe pse shërbimet në cloud reduktojnë kostot dhe rrisin fleksibilitetin e kompanive, ato rrisin edhe ekspozimin e sigurisë së tyre.

Trend Micro, lider në antiviruse, e sheh në të njëjtën mënyrë problemin. Në një raport të publikuar para dy javësh, kompania sheh “sulme potenciale çdo muaj” gjatë vitit 2014. Sulmet do të jenë më të sofistikuara, duke filluar nga ato që iu adresohen bankave e deri tek privatësia e përdoruesve.

Llojet e malware-ëve do të përfshijnë edhe aplikacionet Android (vlerësohen rreth 3 milionë të tilla), sulmet “man-in-the-middle” në aktivitetet mobile banking si dhe ato që do të vijnë nga përfundimi i suportit të produkteve si Windows XP.

Sa vjen e më shumë çështja e sigurisë në internet po bëhet edhe më problematike. Një raport nga Gartner, i publikuar në muajin nëntor, vlerëson se CIO-t dhe CISO-t (chief information security officers – drejtorët e sigurisë së informacionit), po shqetësohen gjithmonë e më tepër për thyrjet e sigurisë në kompanitë e tyre, duke u fokusuar më tepër në to sesa në menaxhimin e riskut të kompanisë.

Lajmi i mirë është që organizatat po investojnë financiarisht gjithmonë e më shumë për sigurinë. Wexler parashikon 4% rritje për vitin 2014, një shifër që do të rritet edhe më tepër vit pas viti.

Kur vjen puna tek siguria, gjërat po përkeqësohen herë pas here. Siç thotë edhe një shprehje e vjetër, gjendja fillon të errësohet, para se të bëhet totalisht e zymtë. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>