Harduer

Paralajmërohen konsumatorët për pasigurinë e përshtatësve Apple jo origjinalë

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Paralajmërohen konsumatorët për pasigurinë e përshtatësve Apple jo origjinalë

original 1 mbushesUL, kompania e shkencës së sigurtë ka paralajmëruar gjithë konsumatorët dhe shitësit me pakicë për përshtatësit jo origjinalë të karikuesit Apple pasi kanë filluar të qarkullojnë së tepërmi.

Këta përshtatës janë dizajnuar të duken identikë me ata origjinalë që Apple përdor për iPhone, iPod Touch dhe iPad Mini, madje kanë të vendosur të njëjtin numër modeli si përshtatësit e vërtetë (Modeli A1265).

Mënyra më e lehtë për të dalluar nëse është origjinal ose jo është shënimi “Designed by Apple in California” (Dizajnuar nga Apple në Kaliforni). Në qoftë se lexon “Designed Abble in California” ose “Designed by China in California” atëherë është e sigurt që keni të bëni me një imitim.

Sipas UL këta përshtatës nuk janë prodhuar sipas standarteve të duhura të sigurisë, madje nuk dihet nëse përmbushin ndonjërin prej tyre.

Përshtatësit USB jo origjinalë janë shumë të zakonshëm në ditët e sotme prandaj Apple apo prodhuesit e tjerë të pajisjeve elektronike nuk përballen për herë të parë me faktin se pajisjet e tyre falsifikohen nga kompanitë e dorës së tretë, por është e rrezikshme kur kemi të bëjmë me përshtatësit, karikuesit ose bateritë.

Më poshtë po paraqesim disa shembuj të këtyre imitimeve. (CIO Albanian)

 

false1 false2 false3
 
 

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>