Siguri

Paralajmërohen bankat, pas shfaqjes së një video kërcënuese

Sep 26 2012
0 Shpërndarje
Paralajmërohen bankat, pas shfaqjes së një video kërcënuese

Një industri me shërbime financiare ka paralajmëruar bankat për sulme kibernetike, pasi Banka e Amerikës dhe JPMorgan Chase patën probleme me uebsajtet e tyre publike.

Shërbimi financiar Analitik FS-ASAC rriti nivelin e kërcënimeve kibernetike nga “lart” në “të ngritur” si një këshillë për anëtarët e tij.

Problemet me uebfaqet erdhën pas një videoje të një personi në internet i cili kërcënonte se do të sulmonte këto dy banka si hapi i parë kundër kompanive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postuesi tha se sulmet do të vazhdojnë deri sa filmi anti islamik i ditëve të fundit do të hiqej nga interneti. Nuk ishte e mundur të identifikohej personi që e bëri këtë video dhe as nëse ishte e lidhur me incidentet e dy bankave.

Dan Holden nga Arbor Networks tha se disa banka shtetërore kishin pësuar sulme të tipit DDoS. Ai refuzoi ti identifikonte me emra. Një person sigurie që dëshironte të mbetej anonim tha se këto sulme ishin masive dhe të gjitha në të njëjtën kohë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>