Harduer

Panasonic po mendon të dalë nga tregu i televizorëve plazma

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Panasonic po mendon të dalë nga tregu i televizorëve plazma

Signs hang above the Panasonic booth on the second day of the Consumer Electronics Show in Las VegasJaponezët e Panasonic po mendojnë të tërhiqen nga tregu i televizorëve plazma si pjesë e strategjisë së tyre për reduktimin e sektorit të televizorëve, veprim ky që pritet të gjykohet se do të shtrihet në tre vitet në vijim të vitit të ardhshëm fiskal. Raportimet vijnë nga gazeta Nikkei.

Prodhuesit e pajisjeve elektronike gjenden prej disa kohësh në vështirësi. Ata kanë shitur asete gjatë muajve të fundit, përfshi këtu pasuri të patundshme, për të forcuar pozicionin e tyre financuar.

Sektori i televizorëve në Panasonic, i cili gjeneronte shitje mbi 1 trilion yen (10.5 miliardë $) në kulmin e periudhës 2009/2010, parashikohet se do të fitojë më pak se gjysmën e kësaj sasie në 2015/2016, shkruan gazeta pa cituar asnjë burim lidhur me këto deklarata.

“Kemi marrë në konsideratë një numër opsionesh lidhur me sektorin e televizorëve. Por për momentin nuk është vendosur asgjë,” u shpreh një zëdhënës i kompanisë.

Deri në vitin fiskal 2014, vendi më i madh i prodhimit të televizorëve Panasonic gjendet në Amagaskai në perëndim të Japonisë. Kompania ka ngadalësuar zhvillimin e televizorëve plazma dhe ka vendosur se operimi si në tregun e plazmave ashtu edhe në atë të LCD-ve do të ishte inefiçent, veçanërisht në Japoni, kur tregu i televizorëve të sheshtë po tkurret, përfundon gazeta. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>