Harduer

Panasonic edhe në hapësirë

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
Panasonic edhe në hapësirë

Prodhimet e kompanisë Panasonic do të përdoren edhe në hapësirë. Në udhëtimin e fundit të anijes kozmike Atlantis për në hapësirë prezentë ishin edhe produktet e Panasonic. Kamera AG-3DA1 Full HD 3D është nisur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në misionin e fundit të NASA-s në hapësirë.

Pos kamerave AG-3DA1 3D, Panasonic ka ndihmuar kompaninë amerikane për hapësirë, NASA-n edhe me monitor BT-3DL2550 3D LCD 25.5 inçësh dhe laptop Toughbook® të cilët kanë shërbyer për trajnimet dhe përgatitjet për këtë udhëtim.
Gjatë këtij misioni në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, kamera 3DA1 do të përdoret nga astronautët të regjistrojnë këtë stacion në teknologjinë 3D. Kamera do të shërbej edhe për regjistrimin dhe dokumentimin e disa misioneve shkencore të planifikuara të realizohen në këtë stacion.
“Panasonic ka kënaqësinë të njoftoj që kamera 3DA1 3D është duke luajtur rol kyç në regjistrimet e NASA-s në misionin e fundit. Qëllimi i fluturimeve në hapësirë nga njerëzit është zbulimi i vendeve dhe gjërave të reja. Imazhet e mahnitshme 3D që kapen nga kamera 3DA1 mundësojnë një pamje unike të hapësirës,” deklaroi John Baisley, nënpresident ekzekutiv në Panasonic Solutions Company.
Kamera AG-3DA1 është kamera e parë me integrim total Full HD 3D që regjistron në kartela SD. Me një peshë prej 3 kilogramësh kamera është e lehtë për tu përdorur për filmime edukative. Ajo përmban thjerrëza të dyfishta me regjistrues 1920×1080 2.07 megapiksel 3-MOS që mund të regjistrojnë pamje 1080/60i, 50i, 30p, 25p dhe 24p, si dhe 720/60p në AVCHD. Ajo mund të regjistroj deri në 180 minuta përmbajtje në SD kartela të dyfishta 32GB, dhe ka edhe dalje HD-SDI, HDMI, mikrofon të integruar, dhe dy XLR konektorë.

 

Lajmet e fundit>