Aplikacione

Pajisuni me licenca në fushën e transportit përmes portalit e-Albania

May 11 2017
0 Shpërndarje
Në portal janë aktive shërbime elektronike për 25 licenca në fushën e transportit, përfshirë atë rrugor, kombëtar e ndërkombëtar, ajror dhe detar. Pajisuni me licenca në fushën e transportit përmes portalit e-Albania Photo Source: e-Albania

Për subjektet apo qytetarët që kërkojnë të pajisen me licenca të ndryshme në fushën e transportit, portali unik qeveritar e-albania, ofron mundësi praktike që shkurtojnë kohën, kostot dhe sigurojnë transparencë.

Në portal janë aktive shërbime elektronike për 25 licenca në fushën e transportit, përfshirë atë rrugor, kombëtar e ndërkombëtar, ajror dhe detar.

Subjektet kanë mundësi të kryejnë aplikimet online, ose duke ngarkuar dokumentet origjinale të skanuara, ose duke vepruar me dokumente të nënshkruara elektronikisht për të cilat nuk ka nevojë që të dorëzohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Për t’u informuar për këto shërbime, apo për të vijuar me aplikimin, klikoni linkun: https://e-albania.al/sherbimet.aspx?kat=3

Zgjidhni e-albania për të optimizuar punën tuaj dhe për të marrë më shpejt dhe më mirë shërbimet! Me e-albania mbaron punë. /E-Albania

Tags >

E-Albania
Lajmet e fundit>