Siguri

Pajisjet mobile cilësohen si shkaktaret kryesore të sulmeve DDoS

Jan 20 2014
0 Shpërndarje
Pajisjet mobile cilësohen si shkaktaret kryesore të sulmeve DDoS

smartphone-malware-100045232-largeSipas Prolexic Technologies, firmë që ofron mbrojtje për sulmet DDoS (Distributed Denial of Service), rezulton se shkaktare të këtyre tipe sulmesh po bëhen gjithnjë e më tepër pajisjet mobile.

Në raport janë grumbulluar të dhëna rreth sulmeve të aplikuara ndaj klientëve të kompanisë Prolexic ku tregohej se një prej viktimave ka qenë edhe një firmë që ofron shërbime financiare ndërkombëtare. Pas analizave të detajuara kompania zbuloi se është përdorur AnDOSid, një aplikacion Android që mund të shkaktojë një grup sulmesh HTTP POST.

Kompania mendon se shtimi i këtyre sulmeve vjen si rezultat i rritjes së disponueshmërisë së aplikacioneve që mund të shkarkohen dhe lehtësisë me të cilën përdoruesit mund të bëhen pjesë e sulmeve DDoS. Kompania ka parashikuar gjithashtu edhe një rritje të mëtejshme të këtyre sulmeve në vazhdimësi. Më konkretisht, presidenti i Prolexic, Stuart Scholly, beson se aplikacionet e zakonshëm që përdoren për sulmet DDoS si për shembull Low Orbit Ion Canon (LOIC) do t’ju bashkangjiten fuqishëm platformave mobile në vitin 2014.

Sipas Scholly, pajisjet mobile kanë shtuar një nivel tjetër kompleksiteti ndaj problemeve që hasen kur luftohen sulme të tilla për shkak të përdorimit të serverave Proxy nga rrjetet mobile dhe vështirësisë në bllokimin e adresave IP burim pa penguar trafikun legjitim.

Sipas raportit, në tremujorin e katërt të vitit 2013 është vënë re një rritje prej 26% në sulmet DDoS ndaj klientëve të Prolexic krahasuar me të njejtën periudhë në vitin 2012. Sulmi më i madh që kompania ka mundur të reduktojë ka qenë 179 Gbps. Shenjestra kryesore e këtyre sulmeve vazhdon të jetë infrastruktura (76% e numrit total të sulmeve të regjistruar në tremujorin e katërt të vitit 2013). (CIO Albanian)

Tags >

DDoShaker
Lajmet e fundit>