Harduer

Pajisjet me çipet Nvidia Tegra 4 do të prezantohen këtë tremujor

May 11 2013
0 Shpërndarje
Pajisjet me çipet Nvidia Tegra 4 do të prezantohen këtë tremujor

nvidia tegra 4Pajisjet e para mobile që do të përdorin çipet Nvidia Tegra 4 do të prezantohen gjatë këtij tremujori, çka do të thotë se smartfonët dhe tabletët e ndërtuar me këto procesorë do të vijnë shumë shpejt në treg.

Nvidia foli fillimisht mbi Tegra 4 në konferëncën CES në janar të këtij viti, por nuk u dha ndonjë informacion zyrtar se cilët prodhues po planifikonin ta përdorin çipin në pajisjet e tyre.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave, CEO-ja i kompanisë Jen-Hsun Huang, u shpreh se tabletët janë pajisjet e para që do të përdorin teknologjinë Tegra 4 dhe që do të prezantohen gjatë këtij tremujori.

Huang i quajti procesorët me Tegra 4 si më të mirat në treg, të cilat japin gjithashtu performancën më të lartë për pajisjet mobile. Ai shtoi se ka shumë pajisje me Android që po ndërtohen aktualisht bazuar në Tegra 4. Pjesa tjetër do të lançohen në gjysmën e dytë të vitit. “Telefonët e sotëm po i afrohen gjithmonë e më tepër PC-ve, prandaj performanca është një aspekt vital për funksionimin e mirë të tyre,” tha ai.

Tegra 4 bazohet në dizajnin e procesorit ARM Cortex-A15 ndërkohë që CPU-ja ka një shpejtësi ore prej 1.9GHz. Çipi ka 72 core grafike të cilat janë të afta të përballojnë lojëra me rezolucione maksimale prej 3200 x 2000 pixels. Tegra 4 është pasardhësi i Tegra 3, i cili bazohet në dizajnin e Cortex-A9.

Nga ana tjetër, analistët janë kuriozë të dinë se sa bateri do të konsumojnë procesorët e rinj. Ndërkohë që Nvidia pritet t’i hedhë sa më shpejt në treg për shkak të konkurrencës së drejtpërdrejtë që ka veçanërisht me Qualcomm. Këta të fundit prezantuan në CES 2013 çipet Snapdragon, të cilat janë shfaqur në disa smartfonë të lançuar muajt e fundit, përfshi Samsung Galaxy S4 dhe HTC One. (CIO Albanian)

Tags >

nvidia
Lajmet e fundit>