Business & Management

Pajisjet Andorid të prodhuara nga Samsung janë të preferuara për përdorim biznesi

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Pajisjet Andorid të prodhuara nga Samsung janë të preferuara për përdorim biznesi

samsung-galaxy-note-3-100053147-galleryAktualisht, mbi gjysma e pajisjeve Android që përdoren nëpër kompani, janë pajisje të prodhuara nga Samsungu. Të dhënat janë publikuar nga kompania Fiberlink përmes një raporti mbi pajisjet mobile, i cili është pjesë e një studimi prej mbi 250 000 pajisjesh në gjithë botën.

Fiberlink zotërohet nga IBM. Kompania ka mbledhur të dhëna nga përdoruesit e produkteve të veta MDM në gjithë botën për të përcaktuar se cilat modele të Androidit janë më populloret mes përdoruesve të kompanive.

Samsung zuri vendin e parë me një diferencë të qartë. Koreanët kishin depërtuar në 56% të tregut Android të kompanive, të ndjekur nga Motorola me 22%, HTC me 8% si dhe pjesa tjetër e kompanive me 2% ose më pak.

Smartfoni më i përdorur nëpër kompani ishte Samsung Galaxy S III, ndërsa përsa i përket kompanive të tjera, modelet më të përdorura ishin Motorola DROID RAZR M, HTC Droid Incredible 2 dhe LG Nexus 4.

Një prej zëdhënësve të Fiberlink u shpreh se arsyeja kryesore pse Samsung mbetet kaq i parapëlqyer është rëndësia që i ka dhënë sigurisë, duke ofruar opsione të veçanta sigurie për kompanitë.

“Samsung ka investuar fort në veçoritë e sigurisë në kompani, çka i bën profesionistët e IT-së të ndihen më komfort gjatë punës së tyre me këto pajisje,” tha Jonathan Dale, zëdhënësi i kompanisë. Ai shtoi gjithashtu se me ato që kishin dëgjuar, Samsung preferohej edhe për karakteristikat e veçanta që sillte në përgjithësi me smartfonët e vet.

Gjatë kësaj jave është lançuar gjenerata e re e linjës Galaxy, me Galaxy S5 që do të hidhet në treg në muajin prill. Ndërkohë, suita e saj sigurisë Knox, është zhvilluar edhe më shumë dhe kompania është shprehur se janë përfshirë karakteristika të rëndësishme si autentikimi me dy faktorë përmes kombinimit skanues i gjurmëve të gishtave/fjalëkalim si dhe monitorim kodi në kohë reale.

Apple nga ana tjetër dhe smartfonët e tij vazhdojnë të mbeten dominuesit kur vjen puna tek përdorimi në ambientet e zyrave. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>