Mobile

Paguani më pak në restorant nëse nuk përdorni celularin

Aug 21 2012
0 Shpërndarje
Paguani më pak në restorant nëse nuk përdorni celularin

A do të sakrifikonit të mos përdornit celuarin nëse do t’ju ofrohej ulje çmimi në faturën e restorantit?

Pikërisht këtë ka bërë një restorant në Los Anxheles. 5% ulje çmimi nëse qëndroni larg telefonit tuaj gjatë kohës që jeni duke ngrënë.

Ata që janë të interesuar, duhet ta dorëzojnë celularin e tyre tek recepsioni i Eva Restaurant (Bevery Boulevard).

Shefi dhe pronari i restorantit ka treguar se kjo taktikë bëhet për të evituar shpërqëndrimin gjatë kohës së ngrënies. “Nuk ka të bëjë me faktin se përdorimi i celularit shqetëson të tjerët përreth jush. Ne dëshirojmë që klientët të ndihen rehat, si në shtëpinë e tyre dhe të krijojnë vërtet lidhje me njëri-tjetrin gjatë kohës që ndodhen në restorant.

Ashtu si më parë, kur dy njerëz uleshin për të ngrënë dhe krijonin një lidhje mes tyre, pa u shqetësuar nga asgjë tjetër. Duam që klientët të shijojnë ambientin dhe ushqimin njëkohësisht.”, u shpreh ai.

I vetmi disavantazh i dorëzimit të celularit tuaj tek Eva Restaurant do të ishte humbja e mundësisë për të kapur një foto të ushqimit tuaj dhe shpërndarjes së tij në Instagram.

Restoranti, gjithsesi, është i gatshëm të marrë përsipër humbjen e publicitetit pa pagesë në mediat sociale. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>