Mobile

Pagesat me celularë do të kalojnë kartelat kreditore

Apr 18 2012
0 Shpërndarje
Pagesat me celularë do të kalojnë kartelat kreditore

Më shumë se dy të tretat e ekspertëve të teknologjisë besojnë që pagesat me celularë të mençur do të kalojnë paratë e gatshme dhe kartelat kreditore deri në vitin 2020 sipas një sondazhi, rezultatet e të cilit u publikuan të martën. Sondazhi ishte realizuar nga Pew Internet, American Life Project dhe School of Communications i Universitetit Elon.

Sondazhi ka pyetur mbi 1000 ekspertë të teknologjisë dhe stakeholders për tu pajtuar ose kundërshtuar definicionin që “prekja me celularë të mençur” do të zëvendësoj shumicën e pagesave me para të gatshme dhe kartela kreditore. Zgjedhjet e përgjigjeve aludonin në teknologjinë NFC, ku një komunikim ndërmjet sensorit në terminalin e pagesave dhe një tjetër sensori në celularin e mençur të konsumatorit realizojnë transaksionin financiar.

65% e respodentëve u pajtuan që NFC do të jetë e përhapur gjerësisht deri në vitin 2020. Më shumë se 10% e pronarëve të celularëve do të kenë bërë pagesa me anë të celularëve të tyre të mençur, sipas të dhënave të ComScore.

Aaron Smith, bashkautor i këtij studimi, thotë që në intervistat më të gjata, pjesëmarrësit shprehnin nuancë dyshimi kur pyeteshin se sa kohë do të merr deri në adaptimin e plotë të kësaj teknike.

Por, akoma ka dyshime, sipas Chris Silvas, një analist në Altimeter Group, se “NFC do të luaj një rol më prominent, një rol më të madh në m-commerce,” ose mobile commerce (tregtinë mobile).

Google Wallet tashmë përdorë teknologjinë NFC. Isis, një projekt i disa operatorëve mobil gjithashtu mbështetet në këtë teknologji. Thashethemet qarkullojnë se edhe Apple është duke zhvilluar teknologjinë e saj të portofolit mobil, dhe disa prej tyre deklarojnë që ky aplikacion do të përdor teknologjinë NFC. Në të njëjtën kohë edhe disa startup biznese po shtyjnë kah pagesat mobile që tejkalojnë teknologjinë NFC. /cio.al/

Lajmet e fundit>