Business & Management

Pagesa e ekzekutivit të Apple Tim Cook për vitin 2014 llogaritet në shifrat e 100 milion dollarëve

Jan 28 2015
0 Shpërndarje
Pagesa e ekzekutivit të Apple Tim Cook për vitin 2014 llogaritet në shifrat e 100 milion dollarëve

tim-cooke-28Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Apple, CEO i kësaj kompanie Tim Cook përfitoi 9.2 milion dollar nga paga dhe bonuset gjatë vitit të shkuar. Por duke qënë se Cook është CEO i kompanisë më të madhe teknologjike në botë kjo shifër nuk duket relativisht e lartë.

CEO i Viacom u pagua 44.3 milion dollar vitin që kaloi, CEO i Starbucks 21.5 milion dollar ndërsa CEO i Disney 46.5 milion dollar. Në krahasim me CEO-t e tjerë mund të themi se Cook merr një pagesë minimale.

Por Yahoo Finance zbuloi se kjo shifër nuk është e saktë. Nëqoftëse kësaj shifër i shtohet dhe vlera e aksioneve të Apple, kompensimi i tij total arrin vlerën e 100 milion dollarëve për vitin 2014. Kjo për shkak se ai ka marrë bonuse dhe nga vitet e kaluara.

Vetëm nga aksionet ai përfitoi shumën prej 92.885.625 $ ndërsa paga e tij për vitin 2014 ishte 9.222.638 $. Nëqoftëse i mblidhni këto dy shuma marramëndëse do të rezultoje se gjithsesj Tim Cook ka fituar 102.108.263$ gjatë vitit që lamë pas. Nuk ka dyshim për renditjen e tij si ndër ekzekutivët më të paguar në gjithë botën. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>