Karriere

Pagat e teknikëve në SHBA “pësojnë” ndryshime

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Pagat e teknikëve në SHBA “pësojnë” ndryshime

Network World — Mesatarja e pagave të profesionistëve të teknologjisë vitin e kaluar ka arritur në 79,384$, një ngritje prej 0.7 për qind kundrejt vitit 2009. Ky ka qenë “viti i dytë radhazi i pagave të ulëta” sipas Dice.com, faqes online të punësimeve, e cila ka anketuar afro 20,000 teknikë profesionistë në Amerikën Veriore mes 31 gushtit dhe 15 nëntorit 2010. Ndërkohë, Silicon Valley është duke u rimëkëmbur, duke arritur një mesatare pagash gjashtëshifrore. Rasti i rimëkëmbjes: Google u ofron 10% ngritje 23,000 punonjësve. “Kundrejt ngritjeve margjinale, ekzistojnë disa tregues që flasin për një rimëkëmbje të lehtë”, thuhet në lajmërimin e Dice.

“Afërsisht gjysma e të anketuarve (49%) kanë pasur një ngritje të lehtë në 2010 krahasuar me 36 për qind që nuk kanë parë ndonjë ngritje në vitin paraprak. Dhe shumica e profesionistëve të teknologjisë kanë marrë bonuse: 29 për qind prej tyre krahasuar me 24 për qind të të anketuarve në 2009.”

 

 

Karriera e IT-së: Punët më të mira, aftësitë në kompjuterikën cloud, zhvillimi i aplikacioneve mobile, profesionet e IT-së rriten gjatë pjesës së parë të 2010

Rreth gjysma e teknikëve profesionistë kanë deklaruar se janë të kënaqur me pagat e tyre, kurse 40% e tyre besojnë se ata do të mund t’i përmirësonin pagat e tyre me ndërrimin e punëtorëve në 2011-ën. Tom Silver, nënkryetar i parë i Dice për Amerikën Veriore, në një deklaratë u shpreh se “kompanitë nuk do të mund t’i ngrenë pagat për stafin e tyre teknik bazuar në kërkesat aktuale të tregut të punës. Ngritjet e lehta në nivelin e kënaqshmërisë tregojnë që brengat e teknikëve profesionistë po vërehen nga disa kompani, por jo nga të gjitha. Punëdhënësit që nuk dëshirojnë të ngrenë kompensimet, ose të paktën të bëjnë përpjekje për ngritje, sigurisht që do ta paguajnë shtrenjtë për telashet që do të hasin.” Ndërkohë që pagat e përgjithshme në teknologji janë përmirësuar ndjeshëm, profesionistët e teknologjisë që tani punësohen në këtë fushë nuk mund të presin rritje të mëdha si para disa vitesh.

“Për dy vjet rresht, pagat mesatare të profesionistëve të teknologjisë me më pak se dy vite përvojë pune kanë shënuar rënie; ato janë gjashtë për qind më të ulëta krahasuar me mesataren e pagave në 2008-ën”, deklaroi Dice. Puna në kompanitë e mëdha dhe shtimi i ekspertizës dhe i aftësive duken të jenë dy prej mënyrave më efektive për ngritjen e pagës. Edhe vendndodhja ka rëndësi të madhe. Punonjësit teknik të Silicon Valley kanë pasur një ngritje page prej 3% deri në 99,028$ pas një rënieje të lehtë gjatë vitit paraprak. Më shumë se një e treta e punonjësve të Silicon Valley kanë marrë një bonus në 2010-ën, në krahasim më 26 për qind nga viti paraprak. Punonjësit në New York dhe Washington, D.C./Baltimore gjithashtu marrin paga shumë më të larta sesa punonjësit e zakonshëm të teknologjisë, nga 87,298$ deri në 89,149$. Disa fusha të larta të teknologjisë gjithashtu ofrojnë paga gjashtëshifrore. Për shembull, programuesit e aplikacioneve të avancuara të biznesit marrin 105,887$.

Sipas të dhënave të Dice, ekspertët e databazave të informatikës marrin një mesatare prej 101,989$, profesionistët e arkitekturës së bazuar në shërbime marrin 101,827$ dhe menaxherët e projekteve marrin 100.143$. Sa u përket kërkesave të përgjithshme, aftësitë më të kërkuara janë ato të Oracle (ORCL); J2EE/Java; dhe C, C++, C#. Kompania deklaroi se aktualisht, përvoja në Oracle kërkohet në më shumë se 15,000 oferta për punësim që afërsisht janë edhe çereku i postimeve të përgjithshme në Dice. “Mesatarja kombëtare e pagës për profesionistët e teknologjisë me përvojë në Oracle Database është 90,914$ dhe për Oracle Application Server është 88,063$.” J2EE/Java ka rreth 14,663 oferta për punësim, rreth 50% më shumë se viti i kaluar dhe më se 14,123 oferta pune kërkojnë aftësi të C, C++, C#, rreth 46% më shumë. “Profesionistët e teknologjisë që zotërojnë aftësi në J2EE/Java marrin një mesatare page prej 91,060$, kurse programuesit e specializuar në gjuhët C marrin një mesatare page prej 85,500$ dhe 90,350$”, thotë Dice

Lajmet e fundit>