Business & Management

Pagat e IT-së priten të rriten shumë pak në vitin 2013

Jan 19 2013
0 Shpërndarje
Pagat e IT-së priten të rriten shumë pak në vitin 2013

IT salary'Të gjithë e kemi filluar vitin 2013 me shpresa për një vit sa më të mbarë. Por, nëse punoni në fushën e IT-së dhe po prisni për rritje rroge, ndoshta do të zhgënjeheni disi, të paktën nëse nuk jeni CIO apo ekzekutiv tjetër IT-je.

Sipas një studimi të fundit të Janco dhe eJobDescription.com rritjet e pagave për profesionistët e IT-së do të jenë modeste. Janco është firmë këshillimi mbi menaxhimin dhe merret veçanërisht me menaxhimin e sistemeve të informacionit.

Të dhënat nga sondazhi i fundit vijnë nga mbi 249 kompani të mëdha si dhe 785 kompani të mesme. Së bashku me eJobDescription.com, ata kanë paraqitur një raport duke analizuar të dhënat nga tremujori i fundit i vitit të kaluar.

“Pagat janë rritur me 1.98% për profesionistët e IT-së gjatë 12 muajve të fundit dhe fituesit e mëdhenj janë CIO-t, veçanërisht ata që punojnë në kompani të mëdha,” shprehet Victor Janulaitis, CEO i Janco.

Kompanitë e mesme janë ato ku ka pasur rritje më të madhe të pagave, me 2.39%, ndërsa kompanitë e mëdha shohin një rritje prej vetëm 1.61%.

Ekzekutivët e IT-së dhe CIO-t në krye të listës

ITMedianSalaryAta që kanë fituar më shumë nga gjithë profesionet e IT-së janë ekzekutivët e IT-së dhe CIO-t. Sërish, kompanitë e mesme janë ato që kanë patur rritje më të madhe të pagave edhe në këtë aspekt. Nga ana tjetër, outsorcing po arrin kulmin dhe kompanitë po përpiqen të rikthejnë edhe njëherë stafin e tyre për të pasur kontroll të drejtpërdrejtë në operacionet e tyre.

Një trend tjetër që vihet re gjatë vitit 2012 është rritja e pozicioneve me kohë të pjesshme (part-time) në fushën e IT-së.

Profesionet në fushën e IT-së, më të kërkuarat

Pozicionet që kanë interesin më të madh janë ato që lidhen me kontrollin e cilësisë, menaxhimin e rekordeve dhe menaxhimin e operacioneve të qendrave të të dhënave, veçanërisht në institucionet shëndetsore si dhe në repartin e urgjencës. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>