Business & Management

Paga të larta, sfida të mëdha: Punësimi dhe ruajtja e një stafi cilësor IT-je

Nov 25 2015
0 Shpërndarje
Paga të larta, sfida të mëdha: Punësimi dhe ruajtja e një stafi cilësor IT-je

 

Businesspeople shaking hands in board room

Gjetja dhe ruajtja e një stafi teknik me aftësitë e duhura është një sfidë e vërtetë për shumë organizata.

Një anketë e nga BCS, një Institut IT-je, raportoi se 48 % e firmave ishin në kërkim të një stafi teknologjik të përshtatshëm. Nga ana tjetër kjo hapësirë është një mision mjaft i vështirë. 68 % e firmave e shohin si një sfidë kërkim e një stafi të ri IT.

Ndërsa gjetja e talentit është një sfidë më vehte, shtrohet pyetja si CIO munden të tërheqin të sapodiplomuar në profesione IT ndërkaq të ruajnë profesionistët me më eksperiencë në bizneset e tyre? Dhe më e rëndësishmja, çfarë duhet të bëjnë ekzekutivët që të mbajnë produktin e talenteve të gjallë?

1.Promovoni kompaninë tuaj

Një pjesë shumë e rëndësishme të intervistave të punës është “shitja” e biznesit dhe departamentit të IT-së tek kandidati potencial. CIO duhet të lëshojnë rrjetën e tyre sa më gjërë që të kenë mundësi.

Duhet të përdoren të gjitha kanalet e disponueshme duke përdorur median sociale dhe firmat e specializuara në rekrutim. Shumë organizata duke vënë re këtë hendek të madh të punojësve profesionalë kanë filluar të ndërton qendrën e tyre të zhvillim të talenteve.

Pagesa gjithashtu është e rëndësishme. Organizata punësojnë individë, shpenzojnë kohë duke analizuar aftësitë e duhura dhe çdo firmë duhet të jetë e gatshme të paguajë sa të jetë e nevojshme nëse ka arritur të gjejë individin e duhur në një rol të caktuar.

Ditëve të sotme trendi i firmave është drejt rekrutimit të punojësve cilësorë përkundër volumit. Ato janë të gatshme të paguajnë mirë ata që cilët janë në gjëndje të bëjnë diferencën në biznes.

2. Jini vizionar, ofroni mundësi afirmimi

Përgjatë tre viteve të fundit, gjetja e punojësve të afirmuar ska qenë ndonjëherë më e vështirë. Por gjithashtu kjo ka edhe efektin tjetër të presionit mbi pagat.

Ndërsa ekonomia botërore po rikuperohet pas një krize të gjatë, kërkesa për staf IT rritet dhe shpeshherë do të kuptoni se bizneset po luftojnë për të njëjtit ekspertë. Falë konkurrencës së këtyre bizneseve për këtë grup punojësish, pagat janë rritur me 25 % vetëm në 12 muajt e fundit.

Gjetja stafit të duhur dhe ruatja e tyre mund të jetë tepër sfiduese. Liderët IT duhet të adoptojnë një qasje proaktive. Pasi CIO të jetë të sigurtë se zotërojnë aftësitë dhe njohuritë e duhura që biznesi i tyre të lulëzojë, një sy duhet të ngelet nga tregu.

Të qëndrosh me ritmin e ndryshimeve do të thotë që njëkohësisht të kërkosh për talente ndërkaq investon edhe në stafin aktual që zotëron. Tendencat janë që çdo 2-3 vite stafet IT të zhvendosen dhe kompanitë vuajnë deri në 20 % humbje talenti. CIO-t mund ta luftojnë këtë duke ndihmuar stafin që të ndërtojnë rrugën e tyre drejt rritjes në karrierë.

3. Ballafaqoni punojësit me një sfidë të vërtetë

Duhet tu jepni njerëzve një mundësi për të realizuar diçka interesante. Në biznesin modern çelësi për tërheqjen dhe ruajtjen e talenteve IT është sfida e vërtetë.

Kandidatëve potencial gjatë intervistave thuajini se do të përballen me një sfidë të vërtetë dhe se keni nevojë për njerëz që ndërtojnë departamente IT.

Bizneset kanë nevojë për individë të cilët shikojnë çdo gjë me mëdyshjen se a mund të realizohej më mirë. Vetëm në këtë mënyrë mund të identifikohen problemet dhe ngërçet e vërteta. Sfidat u japin mundësi njerëzve të nidhen të përmbushur. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>