Business & Management

Pa një investitor potencial, Twitter-in e presin ditë të vështira

Oct 21 2016
0 Shpërndarje
Pa një investitor potencial, Twitter-in e presin ditë të vështira

The Twitter logo is displayed on a screen on the floor of the NYSEMungesa e interesit për blerjen e rrjetit social Twitter mund ta detyrojë kompaninë të marrë vendime të vështira: ristrukturim masiv si dhe largime nga puna të 4,000 punojësve.

Rrjeti social shumë popullor dogji para të shumta në zhvillimin e produktit me arsyetimin se kjo është diçka që duhej ta përballonte përsa kohë numri i përdoruesve ishte në rritje.

Por kjo rritje ngeci në 300 milion përdorues aktivë në muaj, më pak se 1/5 e rrjetit social Facebook. Gjatë Tetorit kompania punësoi bankierë për të eksploruar mundësitë e shitjes. Kompani të shumta teknologjike por edhe mediatike si Salesforce.com, Walt Disney e madje Google Alphabet hodhën sytë drejt kompanisë dhe papritmas “kthyen” kokën në tjetër drejtim.

Procesi i dështuar i shitjes do të rikthehet në vëmendjen e industrisë kur kompania të publikoi raportin financiar më 27 Tetor. Ndërsa shkurtimet e vendeve të punës shihen si një opsion i mirë për të kursyer para, kompania rrezikon imazhin e saj sidomos në San Francisco ku konkurrenca për tërheqjen e talenteve është e egër.

Në gjashtë muajt e parë të vitit shpenzimet e Twitter në marketing kaluan shifrat e 473 milion dollarëve ose 40% të të ardhurave. Në kontrast, shpenzimet në këtë drejtim për Yahoo-në ishin 19%, për Facebook 15% dhe Google 12%.

Nëse Twitter nuk shkurton kostot, investitorët aktivistë të cilët në mënyrë agresive kanë kërkuar vitet e fundit nga kompanitë amerikane të menaxhojnë më mirë paratë me ndryshim lidershipi dhe strategji të reja mund ta shohin rrjetin social si objektivin e radhës.

Në të shumtën e rasteve kompanitë u rezistojnë fushateve të tilla. Në rast se jo, do të ftojnë aktivistët të përfshihen ose përndryshe do tu shndërrohen në armiq. Twitter mund të eksplorojë një mundësi të investimit strategjik nga jashtë për ta asistuar në këto momente të vështira.

Çfarëdo që Twitter ka ndërmend të bëjë duhet të veprojë shpejt. Ish kompani të shquara si Zynga apo Groupon, të cilët sot kanë vetëm një pëqindje të vogël të vlerës që kishin dikur, janë një shembull i qartë sesa lehtë një yll interneti mund të venitet. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>