Data Center

"Outsourcing" të fokusohet në teknologjinë Cloud

Mar 11 2011
0 Shpërndarje
"Outsourcing" të fokusohet në teknologjinë Cloud

altProfesionistët e outsourcing thonë se teknologjia Cloud është hapi gjigant i radhës në këtë lëmi.

Rreth dy të tretat e kompanive nga mbarë bota janë duke planifikuar implementimin e disa formave të teknologjisë Cloud për këtë vit.

Këto të dhëna dalin nga një sondazh i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesionistëve të Outsourcing (IAOP), rezultate të cilat u publikuan në samitin The Outsourcing World të mbajtur në SHBA.

Sondazhi që është i bazuar në feedback nga më shumë se 110 mijë anëtar dhe partnerë të organizatës, zbulon që outsourcing i bazuar në cloud është zgjidhja që kompanitë e shohin si më të përshtatshmen për të menaxhuar lidhjet me klientët e tyre dhe operacione tjera të organizatës.

“Outsourcing i bazuar në cloud është duke u shfaqur si një nga ndryshimet më të mëdha në modelin e shpërndarjes në outsourcing,” tha kryesuesi i IAOP, Michael Corbett. Ai shtoi edhe që “Shpejtësia dhe fleksibiliteti janë përfitimet më të mëdha që klientët shohin në këtë teknologji.”

Sondazhi gjithashtu vuri në pah që 80% e klientëve planifikojnë të ndjekin mundësitë e reja të outsourcing këtë vit. Për më tepër, respodentët shohin që outsourcing do të vazhdoj të rritet në të ardhmen ashtu siç vërehet si një mënyrë efektive në praktikë.

“Klientët po kërkojnë për furnizues të outsourcing që t’i sjellin industrisë ekspertizën, analizat dhe inovacionet, duke shpier në mprehtësi dhe vlerë më të madhe të krijimtarisë në biznes”, tha Mike Salvino, CE, BPO i Accenture.

Gjithashtu 62% e të anketuarve deklaruan që përdorin outsourcing për hulumtimin e mundësive të ardhshme në biznes. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>