Business & Management

Oracle zgjedh Nokia-n për marrëveshjen e hartave

Oct 5 2012
0 Shpërndarje
Oracle zgjedh Nokia-n për marrëveshjen e hartave

Nokia do të lajmërojë një marrëveshje me Oracle për ti dhënë krijuesit të softuerit hyrje në shërbimin e hartave të veta. Nokia e bleu shërbimin e hartave nga Navteq në vitin 2008 dhe së fundi bëri marrëveshje të tjera me Groupon Inc dhe Amazon.

“Nokia ka qenë në një mision 18 muajt e fundit për të nënshkruar marrëveshje hartash”,- tha analisti Martin Garner.

“Marrëveshja me Oracle i zgjeron më shumë kufijte e tregut të Nokia-s dhe shërbimeve që ajo ka.

“Detajet e marrëveshjes do të zbulohen më vonë, në një konferencë në San Françisko, tha Wall Street Journal. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>