Data Center

Oracle shton një instalues të ri

Sep 7 2011
0 Shpërndarje
Oracle shton një instalues të ri

Oracle ka përditësuar edicionin komercial të bazës së vet me të dhëna në MySQL për Windows, duke shtuar një instalues grafik dhe mundësinë për të bërë grumbullime, tha ndërmarrja të martën.

Që të dy aplikacionet duhet të ndihmojnë Edicionin e MySQL për Sipërmarrje për ta bërë një zgjedhje më të zbatueshme për baza me të dhëna për dyqanet Windows, duke zgjeruar bazën e përdoruesve të vet përtej përdoruesve të sistemit Linux, lajmëroi ekzekutivi i Oracle, Bertrand Mattheli, në një postim në blog, duke i lajmëruar veçoritë.

Oracle dizajnoi instaluesin e ri MySQL për Windows për të thjeshtësuar procesin e instalimit të MySQL dhe veglave të lidhura me të. Ndërfaqja e re e përdoruesit udhëzon përdoruesin nëpërmjet magjistarit në procesion e instalimit. Ai nuk mund të instalojë vetëm MySQL-në në një sistem Windows, por edhe programe të tjera të lidhura me të, si MySQL Workbench dhe MySQL Query Analyzer. Softueri mundet që automatikisht të përditësojë të gjitha produktet MySQL dhe, sipas nevojës, të arnojë vrimat dhe të bëjë përditësimet.

Kur të lëshohet në Windows Server 2008 R2, MySQL Enterprise Edition mund të gjejë kur një kopje e MySQL ndalon së funksionuari, për shkak të ndonjë dështimi harduerik ose për shkak të ndonjë dështimi në vetë softuerin e bazës me të dhëna. Konzolla e administratorit lajmëron administratorin për të rifilluar bazën me të dhëna ose serverin, derisa të kalojë puna tek një bazë tjetër, duplikate, me të dhëna./cio.al

Lajmet e fundit>