Menaxhim Projektesh

Oracle ridizajnon dhe përditëson MySQL Workbench

Aug 19 2013
0 Shpërndarje
Oracle ridizajnon dhe përditëson MySQL Workbench

MySQLOracle ka ridizajnuar ndërfaqen e MySQL Workbench, softueri i administrimit të veprimeve kryesore me bazat e të dhënave, si dhe ka shtuar disa opsione të reja shumë praktike për përdoruesin që do të ndikojnë në rritjen e produktivitetit dhe menaxhimin efektiv të bazave të të dhënave.

Në total kompania ka aplikuar rreth 200 ndryshime ndaj softuerit bazuar në reagimet dhe kërkesat e përdoruesve. Në qoftë se sistemi open-source i menaxhimit të bazës së të dhënave do të funksiononte i pavarur atëherë do të ishte shumë i vështirë për përdoruesit pasi do të duhej të punonin vetëm nëpërmjet shkrimit të komandave në Command Line.

Për të lehtësuar punën e përdoruesit Oracle ka krijuar aplikacionin shoqërues MySQL Workbench i cili siguron ndërfaqen grafike të pajisur me ikona që lejon kryerjen e veprimeve të ndryshme vetëm me një klikim si dhe ofron mjete vizuale për modelimin e të dhënave.

Softueri i përditësuar lehtëson shumë punën e përdoruesve në lidhje me menaxhimin e skemave si dhe analizimin apo optimizimin e tabelave. Tashmë është e mundur që modelet entity-realtionship të sinkronizohen me skemat on line. Disa përditësime të tjera përfshijnë:

* Funksion i ri kërkimi për të dhënat e tabelës që mundëson kërkimin e tekstit në shumë tabela dhe skema.

* Mundësia për të transferuar baza të dhënash nga sisteme të tjera të menaxhimit të bazave të të dhënave (DBMS) si SQL Server, Sybase Adaptive Server Enterprise dhe PostgreSQL.

* MySQL Workbench ofron një përmbledhje të statusit të operimit dhe konfigurimit të serverit që po ekzekuton MySQL.

* Ofrohet suport për Sybase SQL Anywhere dhe SQLite. (CIO Albanian)

Tags >

oracle
Lajmet e fundit>