Business & Management

Oracle njoftoi se ka blerë firmën analitike Datalogix

Dec 23 2014
0 Shpërndarje
Oracle njoftoi se ka blerë firmën analitike Datalogix

OracleKompania Oracle bëri të ditur se ka blerë kompaninë analitike dhe reklamuese Datalogix Inc në një përpjekjeje për të shtuar më tej ofertat e shërbimeve cloud. Detajet e marrëveshjes nuk u zbuluan. Kjo lëvizje vjen pak ditë nga publikimi i të ardhurave për tre mujorin e fundit të vitit të cilat rezultuan në një pikë kthese pas humbjeve të vazhdueshme për gjatë gjithë 2014-tës.

Oracle, kompania e cila njihet mjaft mirë për databazat që ofron për bizneset e mëdha, vazhdimisht ka ndërmarrë hapa për të shtuar edhe më tej prezencën e saj në shërbimet cloud. Shitjet e softuerëve bazuar në cloud të kompanisë janë shumëfishuar në muajt e fundit. Kjo ndodh për vetë faktin se konsumatorët kryesisht bizneset po preferojnë të abonohen në një softuer i cili aksesohet online dhe jo ta blejnë atë dhe të paguajnë fatura mujore të mirëmbajtjes.

Larry Ellison, i cili ka ndërtuar kompaninë dhe që kohët e fundit u largua nga pozitat e shefit ekzekutiv në moshën 37 vjeçare, tashmë nuk ka influencë mbi kompaninë. Ai drejton operacionet inxhinierike duke bërë thirrje për një ekspansion më të egër në shërbimet cloud. Datalogix, ka tërhequr vëmendjen e mjaft investitorëve. Në muajin prill, investitori miliarder Jim Breyer investoi në këtë kompani dhe u bë pjesë e bordit drejtues të saj.

Në muajin maj, Datalogix informoi për një financim 45 milion dollarësh nga një firmë menaxhuese nga kryeqyteti i Zelandës së re. Datalogix i përshkroi këto financime si progresive duke pasur parasysh edhe investimin e Z. Breyer. Datalogix, kompani kjo e cila ofron shërbime të cilat bëjnë të mundur lidhjen e reklamuesve me të dhënat që vinë nga blerjet offline të konsumatorëve, numëron më shumë se 650 konsumatorë përfshi edhe reklamues të fuqishëm si Ford Motor Company. Datalogix gjithashtu ka një marrëdhënie të ngushtë me gjigandët e medias sociale Facebook dhe Twitter. (CIO Albanian)

Tags >

oracle
Lajmet e fundit>