Business & Management

Oracle konteston në apel “përdorimin e drejtë ”të Java nga Google.

Feb 14 2013
0 Shpërndarje

Google JavaGjykata e apelit do duhet të vendosë, si një cështje e së drejtës, që përdorimi komercial i Java në nje treg ku Oracle ishte duke konkuruar me parë nuk është i drejtë, tha kompania në dojsen e dorezuar në gjykatë.

“Kjo gjykatë nuk duhet të ndalet derisa të gjejë se Google ka shkelur mbi të drejtën e autorit të Oracle. Një kthim në shkallën e parë për të vendosur përdorimin e drejtë është pa kuptim“ tha Oracle të hënën në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara. Oracle po apelon një vendim të gjyqtarit William H. Alsup të Gjykatës së Rrethit, të Shteteve të Bashkuara, qarku i Kalifornisë veriore.

Google doli e “larë” nga kjo punë majin e kaluar, për akuzën e ngritur nga Oracle për cënim të patentave të saj, edhe pse u gjet se kishte kopjuar një pjesë të vogël të kodit Java të Oracle. çështja kryesore e gjyqit ishte nëse Google kishte kopjuar 37 aplikacione te Java (aplikacione programimi të ndërfaqes) nga Oracle, dhe të vendosura në sistemin operativ të Android. Por në maj gjykatësi vendosi se këto aplikacione nuk ishin të mbrojtura nga të drejtat e autorit sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara.

Juria vendosi në përdorimin e drejtë të Google, dhe më pas Gjykata e Rrethit vendosi se kodi dhe organizimi i 37 paketave nuk ishin të mbrojtura nga e drejta e autorit, tha Oracle. Androidi ishte dizenjuar të ishte i papërshtatshëm me platformën Java, dhe ishte dizenjuar të zënvendësonte punën e Java SE në tregun e smartfonëve, tha Oracle.

Duke ofruar një ambjent miqësor programimi Java, pa pagesat ndaj licensës, Google ka dëmtuar mundësitë e mëdha të Oracle për të bërë biznes me anë të licensimit në tregun e telefonave dhe smartfonëve, shtoi Oracle. “Përdorimi nga Google nuk ishte fare i drejtë” tha Oracle në dosjen e gjykatës. Google nuk qe e mundur të konktaktohej për komente. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>