Karriere

Oracle emëron në bordin drejtues ish-shefin e CIA-s, Leon Panetta

Jan 20 2015
0 Shpërndarje
Oracle emëron në bordin drejtues ish-shefin e CIA-s, Leon Panetta

8404614053_ffca0351f8_bLeon Panetta, ish- Sekretari Amerikan i Mbrotjes dhe ish- Drejtor i CIA-s nën administratën Obama, tashmë është pjesë e bordit drejtues të Oracle. Panetta shërbeu si sekretar i mbrojtjes gjatë periudhës 2011 – 2013 dhe drejtoi agjencinë e inteligjencës Amerikane CIA nga 2009 gjer 2011. Panetta gjithashtu shërbeu në administratën Clinton si shef i zyrës së menaxhimit dhe buxhetit shtetëror. Ai ishte edhe kongresmen gjatë viteve 1977 deri 1993. Qartësisht ky individ ka lidhje të dyshimta ngado.

Emërimi i një ish-shefi të CIA do të ngrejë shumë dyshime tek avokatët e privatësisë të cilët nuk e mirëpritën as blerjen e firmës analitike, Datalogix, nga Oracle në dhjetorin e vitit që lamë pas.

Kjo lëvizje e re, njoftuar ditën e hëne, nuk është e para që vendos një politikan në bordin drejtues të Oracle. Në nëntor të 2000, kompania emëroi drejtor një tjetër sekretar shtypi të administratës Clinton. Ai dha dorëheqjen gjashtë muaj më vonë.

Por Oracle nuk është e vetmja kompani e cila ka një fiksim të tillë me politikanët. Në muajin Prill, Dropbox bëri pjesë të bordit drejtues ish sekretaren amerikane të shtetit Kondoleza Rice. Normalish një vendim i tillë shkaktoi shumë shqetësim tek përdoruesit e Dropbox. (CIO Albanian)

Tags >

oracle
Lajmet e fundit>