Internet

Oracle blen kompaninë FatWire

Jun 22 2011
0 Shpërndarje
Oracle blen kompaninë FatWire

altTë martën Oracle njoftoi që ka blerë kompaninë Fatwire Software, një kompani private e specializuar në softuerët biznesor për menaxhim e uebfaqeve.

Softueri i FatWire u ofron menaxherëve të bizneseve të modifikojnë përmbajtjen dhe dizajnin e uebfaqeve, aktivizimin e komunikimeve sociale, analizimin dhe optimizimin e përmbajtjeve, dhe krijimin e segmentimit të konsumatorëve në një mënyrë më të lehtë dhe më të thjeshtë.

Me FatWire, marrëdhëniet me konsumatorin do të jenë më të afërta, përfshirë ato në dyqanet normale dhe ato online, qendrën kontaktuese, dhe e-mail, të cilat tani do të jenë më të përhapura në ueb, platformat mobile, dhe kanalet sociale.

Detajet financiare të këtij transaksioni s’janë publikuar, ndërkohë marrëveshja pritet të finalizohet deri në mesin e këtij viti, kur edhe punonjësit dhe skuadra menaxhuese e FatWire pritet ti bashkohen Oracle-s.

Oracle deklaroi që produktet e FatWire do të plotësojnë produktet tjera aktuale të kompanisë përfshirë Oracle Fusion Middleware, Business Intelligence, Enterprise Content Management, dhe teknologjinë Portal.

Më herët gjatë këtij viti, Oracle bleu edhe firmën e specializuar për tregti elektronike, e-commerce Art Technology Group.

Lajmet e fundit>