Business & Management

Oracle blen Involver

Jul 12 2012
0 Shpërndarje
Oracle blen Involver

Involver është blerja më e fundit e kompanisë Oracle. Në muajin maj, Oracle njoftoi se po e blinte Virtrue. Muajin e kaluar, Oracle bleu ofruesin e zgjidhjeve të inteligjencës sociale Collective Intellect dhe, në vitin 2011, Oracle bleu ofruesin e shërbimeve për konsumatorë RightNow. Të gjitha pritet këto blerje pritet të ndërlidhen në platformën Oracle Cloud.

Oracle është duke rritur shpresat për rrjetet sociale. Ditën e martë, gjiganti i teknologjisë njoftoi se po e blinte Involver, që do të bëhej pjesë e platformës së vet të marketingut Oracle Cloud.

Megjithatë, detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Involver ofron vegla softuerike ashtu që ndërmarrjet të mund të lidhen me përdoruesit në faqe si Facebook dhe Twitter, përgjatë Ueb faqeve të rregulluara, përgjigjet në komentet e përdoruesve, krijimeve të aplikacioneve në shabllonë ose zhvillimeve të posaqme.

I themeluar në vitin 2007, Involver me seli në San Francisko tha që në mesin e klientëve të vet janë Best Buy, Toys “R” Us, MTV Networks, Sony Picture dhe Coach.

Involver më së miri njihet për Social Markup Language, ose SML, që është dizajnuar për t’u përdorur nga zhvilluesit me së paku disa shkathtësi bazike në HTML, CSS dhe Javascript për të krijuar aplikacione sociale që përshijnë butonët për shpërndarje në Facebook, cicërimave në Twitter, videove në YouTube , kuponëve dhe veçorive tjera. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>