Business & Management

Oracle blen Collective Intellect

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Oracle blen Collective Intellect

Gjatë së martës Oracle lajmëroi që është pajtuar të blej Collective Intellect, një vegël që u mundëson ndërmarrjeve të ndjekin dhe analizojnë bisedat që konsumatorët e vet i bëjnë në Ueb faqet e medieve sociale.

Megjithatë, nuk u dha asnjë hollësi rreth kushteve të pagesës që pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Sipas një dokumenti FAQ rreth blerjes, platforma e Collective Intellect përfshinë një makinë analitike semantike që mundëson depërtime në “dhjetëra miliona biseda ditore, duke i shndërruar bisedat sociale në inteligjencë vepruese”.

Ndërmarrja Boulder në Kolorado ishte themeluar në vitin 2005 dhe në mesin e konsumatorëve të kësaj ndërmarrjeje bëjnë pjese edhe CNBC, Viacom Media Networks dhe General Mills.

Kjo është blerja e dytë e Oracle që ka të bëjë me mediat sociale brenda muajit, ku e para ishte Vitrue, një prodhues i veglave për kryerje të fushatave të marketingut në rrjetet sociale. Me kombinimin e teknologjisë së Vitrue dhe Collective Intellect, ne do të krijojnë “platformën më të avansuar dhe të kuptueshme të marrëdhënieve sociale”, deklaroi Oracle. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>