Siguri

Oracle arnon MySQL

Jan 16 2012
0 Shpërndarje
Oracle arnon MySQL

Kompania Oracle planifikon të lëshoj 78 arnime sigurie për vrimat në databazën, middleware dhe aplikacionet e tyre.

27 nga këto arnime janë të planifikuara për databazën MySQL. Njëra nga këto vrima mund të aktivizohet me kredencialet e kyçjes në rrjet. Vrima më e rrezikshme, CVSS Base Score në MySQL, është 5.5, që futet në rrezikun mesatar të sistemit.

Dy arnimet tjera janë për databazën e Oracle, dhe gjithashtu planifikohen 11 arnime për Fusion Middleware. Pesë nga vrimat e fundit mund të shfrytëzohen edhe pa pasur nevojë për kredenciale kyçëse.

Tek aplikacionet, E-Busines Suite do të ketë tri arnime, zinxhiri i tyre furnizues një, PeopleSoft do të ketë gjashtë arnime, dhe JD Edwards tetë sosh.

Disa nga 17 arnimet do të jetë të destinuara për produktet Sun, që përfshinë programe si GlassFish Eneterpise Server dhe Solaris OS. Arnime do të ketë edhe për teknologjinë virtuale të Oracle, përfshirë VirtualBox.

Lajmet e fundit>